Me urdhër të SPAK janë arrestuar 2 përfaqësues të firmës private lidhur me tenderin që çoi në pranga sekretaren e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Vladimir Topi, administratori i kompanisë Dricons dhe S. Sh, inxhinier i kompanisë janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i kanë dhënë një shumë prej 330.000 lekë sekretares së përgjithshme të ministrisë së shëndetësisë Joana Duro, e arrestuar një ditë më parë, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale.
“Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasja J.D., me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi V.T., administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt”, bëri me dije SPAK.
Sa ka si puna e kesaj,nuk numerohen. Ne çdo vend ku kryhen tenderat duhet te japesh gjoben pa te marresh investimin.Mjer ata qe hyjne ne dyert e tenderieve se do te njihesh fullimisht me tarifen qe do te pauash. Edhe neper Bashkite i njejti avaz.Kryetaret parashtrojne tarifen per tu dhene favorizimet firmave ndertuese. Po a dien keto maskaralleqe? Sigurisht qe po,por problemi eshte se behet sikur nuk degjohet.Rruga e vetme per tu pasuruar.Ketu duhet te hyje plugu thelle ,po kush ta beje.
Sa do jete merzitur Linda !
ne shqiperi eshte e zakonshme po ketyreve te SPAK ut do ti kete qejfi ne shumen e parave te rushfetit pra ndaj kane vepruar
"Viti kermilli, shoku i Nikos"! Shejtani, kur nuk kish pune, qinte te birin ne bythe. Edhe ti, i pa pune, i pa shprese, por mos u merzit, je plot, po shume plot me budallalliqe.