VIDEO: Momenti i përplasjes fatale në Bërxull ku vdiq 10 vjeçari, makinat me shpejtësi sketerrë

5 Qershor 2023, 13:30Kronika TEMA

VIDEO: Momenti i përplasjes fatale në Bërxull ku vdiq 10

Del video e aksidentit tragjik në Bërxullë, ku humbi jetën një 10-vjeçar teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike, makina vjen me një shpejtësi skëterrë dhe përplaset në lokal me një mjet tjetër.

Fëmija po qëndronte në lokalin e familjes, ndërsa të afërmit kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekje ndërsa nga të dhënat e para njëri prej tyre ka rezultuar në gjendje të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës, në kryqëzimin e Laknasit, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 10 vjeçari.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht janë përplasur dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje të miturin.

Dy drejtuesit e mjeteve njeri Erjon Hajdini 30 dhe tjetri Naim Allmeta 63 vjeç janë nënshtruar ekzaminimeve mjeksore paraprake. Nga analizat, ka rezultuar se 63-vjeçari Allmeta po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, çka dyshohet se është bërë edhe shkak i ngjarjes. 

Ekspertiza do të kryehet edhe për dy mjetet për të parë gjendjen e tyre teknike si dhe shpejtësinë me të cilën kanë qenë duke lëvizur. Në vendin ku ndodhi aksidenti, banorët thonë se nuk ka asnjë sinjalistik dhe kjo mund te jete një nga arsyet e aksidenteve.

 

3 Komente

  1. .
    ...

    Kriminel që pine alkole dhe i japin makines Duhet të denohen me burg. dhe mose të lejohen kurre më ti japin makines

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Ore pse nuk i plasni 25 vjet brenda keta qe ecin me shpejtesi dhe vrasin njerez??

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titi

        ku e pate ju kete? ja do kete qene me 60-70 ne nje rruge me 40-50. ca sketer eshte. thuaj qe kush ka perparesine e kush duhet te kishte ndaluar ne ate kryqezim.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje