Mbyti nënën e tij me plastmas në Përmet, lihet në burg 24-vjeçari

6 Qershor 2023, 11:29Kronika TEMA

Mbyti nënën e tij me plastmas në Përmet, lihet në burg

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Albin Muhollarin, 24-vjeçarin që mbyti me plastmas nënën e tij në Përmet më 3 Qershor.

Avokati mbrojtës i të riut kërkoi nga gjykata që të jepej masa e sigurimit shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik, për shkak se Albi Muhollari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor disa kohë më parë.

Por gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit që vrau të ëmën dhe caktoi ndaj tij masën arrest në burg.

I riu mbyti me plastmas nënën e tij Zeniat Muhollari në Përmet. Muhollari ishte kthyer nga SHBA disa ditë më parë së bashku me prindërit e tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.

Lini një Përgjigje