Kush është shqiptari që e kishte kthyer lokalin në bazë të "Ndranghetës" 

5 Qershor 2023, 18:20Kronika TEMA

Kush është shqiptari që e kishte kthyer lokalin në bazë

Një megaoperacion i autoriteteve italiane, gjermane dhe belge ka çuar në pranga disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin e tyre me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”.

Mes 25 urdhër-arresteve të lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë, mes tyre edhe Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim që prej vitit 2008.

Mediat italiane shkruajnë se lokali i këtij të fundit “Dino” në Frankfurt, Gjermani ishte kthyer në një bazë të mafies kalabreze, “Ndrangheta” dhe veprimtarisë së tyre kriminale.

Në lokalin në pronësi të shqiptarit kopsiteshin pazaret e kokainës mes trafikantëve. Policia gjermane ka përgjuar një takim që kishte për objekt blerjen e 50 kilogramëve kokainë, e cila nga Amerika e Jugut kishte mbërritur në Gjermani dhe më në fund do trafikohej në Itali për t’u shitur me doza.

1 Komente

  1. T
    Texas

    Malok kokeloqe qe Duke u rritur te vetemuar ne pull e mendojne dhe perendimin pull ku mund te bejne cte duan dhe nuk I sheh njeri .Zhdukjani faren

    Lini një Përgjigje