"Gërdeci"/ GJKKO shtyn seancën për Mediun, pranon kërkesën e familjarëve të viktimave për të qenë pjesë e procesit

7 Qershor 2023, 15:31Kronika TEMA

"Gërdeci"/ GJKKO shtyn seancën për Mediun, pranon

GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua.

Sipas vendimit të gjykatës seanca e radhës për ish ministrin e Mbrojtjes do të zhvillohet me 22 qershor në orën 14:00.

Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija e cilësoi një fitore për familjen Durda pasi që nga viti 2009 që e ka pasur një kërkesë të tillë që nuk është pranuar.

Zamira Durda, e cila prej 15 vjetësh kërkoj drejtësi për djalin e saj 7-vjeçar të vrarë në shpërthimin e ndodhur në Gërdec e cilësoi një fitore të vogël.

Ajo tha për mediat se provat për Gërdecin janë publike dhe se djali i saj është vrarë nga krimi shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes.

4 Komente

  1. z
    zalli

    Po ishalla do i vijne mend Mediut,e do zberthehet vallahi Burgu per burra eshte ,po eshte nje çike i rende.

    Përgjigjjuni
    1. m
      marangozi

      Dako arestohet per leje pallati. ky verdallis lart e posht edhe pse jane vrar njerez. jo per gje po drejtesi ka, po ka me raste

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1234

        Mediu kokrra katunarit me dashnore kengetare dhe simbil i te djathtes. ZOT mbaji larg nga populli keta sharlatane.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aladini

          Dhe ke te drejte o pusht ,vrases e hajdut te hapesh dhembet ,burgu per kete monster eshte fare pak edhe 101 vite nuk mjaftojne per 26 jetet e humbura.O duman I I shupenzes ,por cfare prisni ,apo nuk keni prova ,se te ndjeret Jane nen dhe?!?! Dhe ky trafikanti livadhis ,dhe zgerdhihet se bashku me sypeshkaqenin e sales.Dhe pastaj thoni se perse u gjet I vrare buze nje kanali ky lamashi I fares.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje