I përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, çfarë deklaroi Nikoll Sherrniku para hetuesve

8 Qershor 2023, 12:36Kronika TEMA

I përfshirë në atentatin në “Don Bosko”,

Nikoll Sherrniku i cili akuzohet se ka siguruar targat e vendosura në makinën që u përdor në atentatin e “Don Boskos”, nuk pranon akuzën.

Ai është marrë nga grupi hetimor në pyetje, por ka mohuar të ketë dijeni për atentatin ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja duke argumentuar se kur ngjarja ndodhi në mars ai ndodhej në burg.

Pavarësisht deklaratës, policia e prokuroria thonë se ka prova të forta që e implikojnë atë dhe se targat në Gjermani janë marrë para gushtit 2022, kur u arrestua në Kune të Lezhës.

Nga veprimet hetimore hetuesit kanë dyshime se targat gjermane janë provizore që 28-vjeçari Sherrniku i kishte pasur në një automjet të blerë në Gjermani në 2020-ën.

Kjo makinë me targa provizore ka hyrë në vendin tonë nga 28-vjeçari duke e sjellë nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës. Makina rezultonte e regjistruar në emër të tij.

 

Lini një Përgjigje