E rëndë në Durrës, bie nga kati i gjashtë i hotelit turistja polake

9 Qershor 2023, 09:04Kronika TEMA

E rëndë në Durrës, bie nga kati i gjashtë i hotelit

Një turiste polake ka ndërruar jetë në Durrës, pasi ka rënë nga hoteli ku ishte akomoduar për pushime.

Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje"- njofton policia.

2 Komente

  1. G
    Genti

    Cdo gje ne Shqiperi eshte ndertuar pa asnje kusht sigurie. Nuk zbatihet asgje dhe kursehet te hekrat etj

    Përgjigjjuni
    1. f
      futjani not

      Nga i mesove kaq shpejt te dhenat e ekspertizes o burre ?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje