Targat gjermane që po zbardhin vrasjen të Don Bosko

8 Qershor 2023, 20:00Kronika TEMA

Targat gjermane që po zbardhin vrasjen të Don Bosko

RE HX 112 është targa gjermane që zbuloi se Nikoll Sherrniku ishte personi që siguroi targat e makinës BMW Seria 5 që përdorën vrasësit në sulmin me armë në lokalin e Fatjon Muratit e Don Boskos.

Nga breshëritë e plumbave të qëlluara nga makina, më 12 Mars të 2023, humbi jetën banakierja e lokalit, Mimoza Paja. Shënjestër ishin familjarët e Fatjon Muratit, një personi me precedent penal.

Targat gjermane u futën në Shqipëri afro 9 muaj para ngjarjes nga Sherrniku i cili prej Gushtit 2022 ndodhet në burg për një arsenal armësh që iu kap teksa lëvizte me makinë në qytetin e Lezhës.

Targat janë identifikuar nga pamjet filmike që ka administruar policia në zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa blerja e tyre nga 28-vjeçari është konfirmuar edhe nga përfaqësuesit e servisit në Gjermani ku u morën nga Sherrniku.

Megjithatë, Sherrniku, të cilit iu komunikua masa e arrestit në qeli, ka refuzuar të flasë lidhur me këtë çështje.

Policia dyshon se sulmi me armë ishte pjesë e një zinxhiri përplasjesh mes dy grupeve kriminale rivale, një version ky që po përforcohet edhe pas zbulimit së të pronësisë së targave të mjetit të përdorur në atentat.

Lini një Përgjigje