
Autoritetet policore greke kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptari jetonte në një hotel përballë shtëpisë të së moshuarës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kos.
27-vjeçari pasi kishte mbuluar fytyrën, ka hyrë në banesën e 70-vjeçares dhe nën kërcënimin e thikës ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Shqiptari ka mohuar akuzat, mirëpo autoritete greke kanë gjetur shenjat e gishtave dhe pritet të çohet drejt prokurorisë së qytetit Kos.
Lini një Përgjigje