Kërcënoi me pushkë xhaxhanë e tij pas konfliktit për pronat, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

10 Qershor 2023, 14:00Kronika TEMA

Kërcënoi me pushkë xhaxhanë e tij pas konfliktit për

Elvis Kosouri, 29 vjeçari që ka kanosur me pushkë xhaxhanë e tij mbrëmjen e djeshme në fshatin Gimaj të Shkodrës, është arrestuar nga Policia. Falë reagimit të shpejtë, është bërë e mundur të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm që mund të kishte dhe pasoja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas marrjes së njoftimit se një konflikt ndërmjet disa familjarëve mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Kosuri, banues në fshatin Gimaj. 29 vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

Lini një Përgjigje