
SPAK po heton një tender të vjetër me vlerë rreth 1 milion euro për dezinsektimin e mushkonjave. Për këtë pak ditë më parë në pyetje u mor në pyetje nga organi i akuzës edhe shefja e Departamentit te epidemiologjise në institutin e shëndetit publik, Silva Bino.
Tenderi për dezinsektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë i zhvilluar në vitin 2019 me vlerë rreth 1 milion euro po hetoet nga SPAK.
Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Por krahas kësaj të fundit, Euroneës Albania mëson se SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.
Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.
Ne burg hajdutët dhe hajdutet me firmato. Se na grin s’po na len të ngremë kokë perbindeshat e koruptuar.
Turizim me mushkonja,te huajt do e vleresojne shume...
Domethënë, ne qofte se jane vrare nje miljonë mushkonja, kostoja paska qenë nje mushkonja nje Euro. Si shumë të kushtueshme keto mushkonja. Megjithatë, qe të flasim seriozisht dhe pa spekullime, keto duken si bomba tymuese të SPAK, sepse asnje gazetar hetues (nuk e them dot gazetar investigativ) nuk ka hetuar se sa fluturime me avion apo helicopter duhen, sa kushton çdo fluturim, behet nje llogari paraprake, dhe shikohet se sa difference ka logaritja me një miljoneshin. Se kështu, duke folur ne hava është spekullim per klikime. Dhe me e keqja, askush nuk arrestohet ose denohet. Por Klodiana Investilala.dhe Artan Hoxhastigatori nuk na thone gje. Na lane të vdesim injorantë.
Per kaq hajdute sa ka ne Shqiperi, duhen 5 spak e sja dalin dot. Te gjithe kryekeput, jane hajdute.
Ta kete ngjyer edhe kjo cupa ndonje kothere buke ne pjate thua? Rreth 2000$ eshte kostoja “ngarkese pesticid-karburant-tarife sherbimi” e nje rruge me avion te vogel! Ca kane bere keta me 1 mil €?! Ne Afrike kane shku me sperkat?!
E paske ngjyer gishtin edhe ti moj Bino?