
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranën nën akuzën për shpërdorim detyre. Gjokutaj u arrestua me zyrtarët e Ministrisë së Financave, pasi akuzohen se firmosën dokumentet e një magazinë për t’i kaluar 1.2 mln € kompensim një qytetari, Ilir Thana.
Edhe këtij të fundit, i është komunikuar akuza për mashtrim me pasoja të rënda, ndërsa përmbaruesi Alban Rulit akuzohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Pritet ti komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha.
Aktualisht, Gjokutaj është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, pasi Apeli i Tiranës i lehtësoi masën që ishte vendosur ndaj tij 'arrest shtëpie'. Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.
Kujtojmë se Arlind Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim.
Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.
Lini një Përgjigje