SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për Bllakon, avokati: Qëndrim antikushtetues

12 Qershor 2023, 12:09Kronika TEMA

SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për  Bllakon, avokati:

Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako duke iu rikthyer akuzës fillestare për shpërdorim detyre si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj than ë një deklaratë për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës së akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara në faktet penale të gjetura për klientin e tij.

“Ne e kemi deklaruar edhe para gjykatës së seancës paraprake se akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe ta pareferuara në faktet penale. Këtë fakt e identifikoi edhe gjykata e seancës paraprake.

I qëndrojmë të njëjtës gjë si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë një qëndrim fare të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korruopsion.

Ngelet vetëm një akuzë ajo e shpërdorimit të detyrës dhe akuza tjetër bie. SPAK po mban një qendrim joligjor dhe jo kushtetues.

Unë e kam deklaruar që SPAK vepron jo referuar vendimeve të gjykatës duke dëmtuar interesat e qytetarëve në përgjithësi. Nëse gjykata nuk mban qëndrim korrekt, gjykata e seancës paraprake del jashtë loje. Prokuroria nuk dha asnjë argument”, tha Hazizaj.

1 Komente

  1. k
    k

    Të qifsha motrën o robqirë, se me këta ndyrësira u shkaterrua shteti. Po kur vjedhin eshte kushtetuese ? Nuk gjej fjalë të pershtatshe ta shaj aq sa meriton ky plehër juridik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje