Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta në Kavajë, GJKKO lë në burg Klodian Kapedanin

12 Qershor 2023, 10:29Kronika TEMA

Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta në Kavajë, GJKKO

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë Kapedani i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie se “Arresti në burg” me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.


Të premten e kaluar ai u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike.

Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi  për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.

 

1 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Nuk e harrojne zanatin Saliu dhe Ilir Meta, por po marrin ne qafe njerezit ne baze, se vete hedhin gurin e fshehin doren.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje