
Prokuroria e Posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit e Fierit.
Për ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka u kërkua dënimi 10 vite burg por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj.
Ndërsa për Klodian Zoton u kërkua 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Prokurori Dritan Prenci lexoi pretencën ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk kanë qenë të pranishëm në seancë por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës. Pas kësaj seance i takon avokatëve mbrojtës të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe më pas e ka fjalën gjykata.
Dënimet që kërkon SPAK
Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako 7 vjet me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg
Klodian Zoto 12 vjet me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Pellumb Abeshi 4 vjet. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj 4 vjet me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arjola Kodra 3 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Po mire cilat jane krimet qe kane bere? Dhe pervec burgut a do te demshperblejne vjedhjen e fondeve? Ctaksirat kemi ne te paguajme per shpenzimet e burgut te tyre? Konvertojani burgun ne leke Lefterit te LSI dhe lereni jashte. Shteti pare do!
Po' ca' lekesh do pagosh ti o taulant,ai nuk ha groshen e burgut,,,ke degjuar per qelite vip,,ne durres,,,ai pagon per te ndenjur ne Burg,,,
SPAK po e plotëson planin e arrestimeve vetëm nga Maxhoranca.Dhe asnjë nga opozita me në krye KryeKriminelin Sb non grata me 101 krime 92-2021 dosjet e të cilve i mban në sirtar. -Arben Kraja i SPAK mik i I.Metës me Vila 2 në Gjirin e Lalzit.. ka deklaruar se "..DASH të na dërgoi prova për Sb Nongrata.." kur provat janë ULURITËSE.! -Popullit i interesojnë ndërtimi i INCENERATORVE për të shpëtuar nga Mali plehrave në Elbasan,Fier e kudo se sa korrupsioni i denoncuar nga LSI për hakmarrje çolitike.Korrupsioni ka kën prezent që nga 1992 në PD..Shqipëri dhe Sb është shpallur non grata për korrupsion madhor.I.Meta më i korruptuari në Europë po tallet me DASH .!
Une nuk e kuptoj kur tjetri eshte ne kerkim..si I pranohet gjykimi I shkurtuar? Cudi e madhe..ne fillim te dorezohet...
Hahaha... Shqipëria simbol I degjenerimit masiv në gjithçka. Po për pasuritë e tyre të vëna me "djersën e ballit" a u tha gjë???
Na hengshi mutin me ligjet qe beni cfar leverdie ka ka ketu a po shanse per te lehtesur per te rjepur para prokuroret dhe gjykatsit hajde drejtesi talebanesh hajde dhe doni qe njerzit te rrine ne shqiperi me keto ligje te neperkembura qe populli nuk gjen dot te drejten ku te ankohet vetem paraja zgjithe problemin.
Se kuptojmë, këta u dënuan, po inceneratori tani punon. Këta që u dënuan penguan punën dhe nuk punoi, apo sipas monikës,gjyqëtarë plepash gjashtë mujorë, përmbushën porositë e tyre që i bënë me diploma plepash dhe me punë në prokurori. Inceneratorët u punojnë ose s’punojnë, kush e thotë dot këtë. Korrupsioni ishte se u muarën lekët dhe nuk punuan, apo u musrën lekë më shumë sa ishte tenderi. Në shqipëri dënohesh kur politikani shpif, harron SPAK se ai/ajo që denoncon, nuk justifikon dot botokset dhe resortet, apo hotelet e udhëtimet, lëre pastaj deri në tualetet për macet. SPAK ka marë një hije si të gestapos, ku me urdhër të atyreve që i vunë në krye të këtyre institucioneve, arrestojnë, gjykojnë dhe dënojnë.