"Range Rover-i" i grabitur në aeroportin e Rinasit gjendet pas 5 ditësh në Astir, shpallen në kërkim autorët

12 Qershor 2023, 17:10Kronika TEMA

"Range Rover-i" i grabitur në aeroportin e Rinasit gjendet pas 5

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e një automjeti tip “Range Rover” nga parkingu i aeroportit “Nënë Tereza” më 7 Qershor.

Mjeti, i cili ishte në pronësi të shtetasit Ç. A. është gjetur pas 5 ditësh në garazhdin e një pallati në Astir, teksa janë shpallur në kërkim dy autorët. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasi  E. M., 36 vjeç dhe B. H., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Autoritet bëjnë me dije se pas grabitjes së “Range Rover-it”, autorët kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.

“Range Rover” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po ashtu edhe pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit dhe sende të tjera të përdorura për hapjen e automjetit.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

1 Komente

  1. M
    Mbetrinat dembele ne Burg..

    Humbjani Celesat ketyre sa te kapen....Muterit pleherave qe nuk punojne.. Le te punojne ne Burg mbetruinat dhe te lene qytetaret rehat.. Keta mbeturina ,ju pelqen te dalin ne hajrosje me leje..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje