“K*rva të ndyra”, nis procedimi penal për pronarin në Himarë që terrorizoi turistet gjermane

12 Qershor 2023, 16:30Kronika TEMA

“K*rva të ndyra”, nis procedimi penal për pronarin në

Ka nisur procedimi penal ndaj pronarit të hotelit në Himarë që terrorizoi turistet gjermane. Policia njofton se nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 41 vjeç, pasi ka kryer sjellje me natyrë seksuale ndaj dy shtetaseve të huaja.

Ditën e djeshme turistet denoncuan pronarin duke thënë se rezervuan hotel nëpërmjet platformës “Booking”, por kur mbërritën në vendin e caktuar pronari filloi t’i ofendonte dhe t’i ndiqte.

Sipas turisteve, pronarit iu desh t’i pyeste rreth 6 herë për emrin dhe nuk arriti t’u jepte dhomën e rezervuar. Vajzat shprehen se i kërkuan gjithashtu edhe parkimin privat i cili përfshihej në çmim, por pronari thjesht hapi derën dhe i futi në një vend ku nuk kishte asnjë post parkimi të lirë.

Pas kësaj vajzat u kthyen përsëri tek recepsioni dhe i kërkuan të hynin në dhomën e prenotuar, por në këtë moment pronari filloi të bënte veprime të çudtishme dhe histerike. Pas kësaj vajzat duke mos u ndjerë rehat, thanë se do të largoheshin për shkak të atmosferës së krijuar.

Por në këtë moment pronari i hostelit fillon t’i ndjekë vajzat në parkim dhe filloi të godiste makinë me duar e duke sharë turistet gjermane. Në një moment, përveç ofendimeve e sharjeve nga më të ndyrat, pronari i hotelit pyet vajzat nëse donin t’iu tregonte organin e tij gjenital.

 

 

9 Komente

  1. U
    Un

    Mbyllani bisnesin ketij koqes ,dhe shikoni mire me çfare te ardhurash ka bere hotelin ,

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një Taliban që jeton kot

      Taliban- Turk, kafshe e pa dobishme.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lipton Ice Tea

      Keta greket e jugut paskan problem me te huajt...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pushuesi

        Thirrje shtetareve, Zyres Tatimore per nje gjobe te mire dhe bllokim te biznesit ketyre ndyresirave, mbasi do te ishte nje mesim i mire edhe per te tjeret, qe nuk jane shfaqur akoma! Sjellje kafsherore, qe meritojne vetem urrejtje dhe asgje me shume.

        Përgjigjjuni
        1. c
          cen

          Shume drogaxhinj jane bere pronare hotelesh !

          Përgjigjjuni
          1. g
            gangsteri me pantallona yvarrë e ka hak.

            Kesaj i thone të bësh stan me lepuj ,ky gomar e ka hak por edhe pak gjobën e rëndë edhe bllokimin e aktivitetit ,ka zbritur nga stanet e Pilurit a të Kudhesit kjo rracë . bëjeni shëmbull hajvanin ,

            Përgjigjjuni
            1. D
              Diko

              Nuk eshte pune Grekerish por ne Shqiperi ka idiote pafund. Ai qe eshte ndertues hoteli eshte edhe menaxhues, edhe pronari tokes, edhe shef restoranti e si perfundim vriten e grihen. Ne cdo vend te botes Hoteleria ka shkolle dhe menaxhim privat te mirfillte. Kta jane loqe te gjith.

              Përgjigjjuni
              1. d
                demo

                Oooo Mihalaaa! o greqerit e Himeres!Ja,cfare jeni,o kafshee,Nuk beheni njerez ju! . Mbyllhani bysnesin,dhr plaseni ne burg,se kete gjuhe kuptojne keta./

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  Ky personi eshte teresisht i alkolizuar. Nuk eshte hotel por nje hostel. Cfare duhet bere ne raste te tilla?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje