Në muajin qershor u regjistruan 107 aksidente rrugore, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve! Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

29 Korrik 2025, 11:59Kronika TEMA
Në muajin qershor u regjistruan 107 aksidente rrugore, shkak sjellja e

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë periudhës Janar-Qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 6,5%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./Monitor

1 Komente

  1. S
    Sass

    Lereni kafshet qe nisen ne rruge pa kthim, civilizimi per keta kafsh kerkon kohe te vij. Cdo kafshe nga keta te paguaj per pastrimin qe ndotin rruget

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje