'Në Tiranë, 3 qendra për prodhimin e molotovëve', Braho: Bëhen mjete luftarake nën dirigjimin e Berishës, paaftësi e drejtësisë që është ende i lirë

16 Shkurt 2026, 20:30Kronika TEMA
'Në Tiranë, 3 qendra për prodhimin e molotovëve',

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, thotë se kreu i PD, Sali Berisha, kërkon destabilizim në vend, për të ruajtur familjen dhe veten e tij, ndaj bën protesta të dhunshme.

Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Braho u shpreh se aktualisht, sot në Tiranë janë tre qendra për prodhimin e molotovëve, nën dirigjimin e Berishës.

Sipas Brahos, Berishës nuk i intereson që policët lëndohen nga hedhja e molotovëve, apo që përdor fëmijët për hedhjen e tyre.

“Protesta nuk ka sjellë asgjë për ato që çirret Sali Berisha, më tepër e ka ngatërruar dhe e ka ngushtuar fokusin e objektivave që ka opozita. Çfarë ka sjellë? Ju mendoni se në 20 shkurt, kryengritja që thërret Saliu do sjellë ndryshim? Asnjë ndryshim nuk ka, do rrinë 2-3 orë atje, do hedhin fishekzjarre, molotovë dhe do ikin. Ky është skenar që bëhet vetëm për qëllimet e Sali Berishës, në forcimin e pozitës së tij, vetëm për qëllime personale. Ata që do e pësojnë janë vetëm policët. Ky kriminel, qelbësirë, nuk i bëhet gajre fare se ende në spital sot janë dy policë në gjendje të rëndë, të djegur nga molotovi. Nuk i bëhet vonë se dhjetëra fëmijë u angazhuan për të hedhur molotov. Sot në Tiranë janë 3 qendra ku prodhohen molotovi, tre mini ofiçina, ku prodhohet molotovi. Molotovi është armë luftarake. Me molotovë, ushtria sovjetike nxorri jashtë loje, tanket e gjermanëve kur sulmuan edhe Kurskun, dhe Stalingradin. Pra, po prodhohen mjete luftarake nën dirigjimin dhe drejtimin e Sali Berishës, organet përkatëse bëjnë sehir. Kryengritja thotë paqësore, nëse është kryengritje, nuk është paqësore. Kryengritjet duan dhunë, gjak, të vrarë. Ajo është biografia politike e Sali Berishës. Të vrasë, të krijojë destabilizim në Shqipëri. Policia ka kohë deri në datë 20, të identifikojë qendrat dhe personat që merren me prodhimin e këtyre mjeteve luftarake, siç është edhe molotovi.", theksoi ai.

Braho shtoi se pafuqia e mazhorancës dhe drejtësisë, ka bërë që Berisha të jetë i lirë, edhe pse bëri dogji vendin dhe bëri grushtin e shtetit në vitin 1998.

Ish-deputeti nënvizoi se shumë shpejt, kryedemokratit do i tregohet vendi.

"Është pafuqia e mazhorancës, që e ka lejuar Berishën pas 1997 të vazhdojë normalisht, sikur nuk ishte ky që dogji Shqipërinë, që bëri grushtin e shtetit. Është paaftësia e organeve të drejtësisë, që e kanë lënë të livadhisë në këtë mënyrë, ai ka qëndruar 4 vjet pa imunitet, në rastin e grushtit të shtetit në vitin 1998. Nga 1998-2013 nuk u thirr nga organet e drejtësisë. Ishte e pafuqishme mazhoranca, organet e drejtësisë. Është iluzion i një të çmenduri, të sëmuri psiqik, i një vrasësi gjakftohtë, që mendon se edhe për arsye të ruajtjes së familjes së tij, i duhet të vazhdojë politikën në atë mënyrë siç vepron. Shumë shpejt, atij do t’i tregohet vendi, se tani janë shtuar edhe faktorë të tjerë, ky është non grata, jo vetëm për Amerikën, por edhe opinionin. Ai sot nominohet si person që sjell ngatërresa, pengon zhvillimet demokratike në Shqipëri. Ndryshimi i ekipeve drejtuese, si majtas, si djathtas, duhet të realizohet, sa më parë. Vetëm atëherë do ndryshojë fati i këtij vendi, që po vuan", deklaroi Braho.

Braho tha se e vetmja pendesë e tij, është që PS nuk arriti ta largojë Berishën nga skena politike.

"Sa e kishim në dorë, nuk e qëruam Sali Berishën. Kështu i thashë një mikut tim, dhe një nga drejtuesit kryuesorë të PS. Saliu doli në pension, u rikthye. Ne dolëm në pension dhe i thashë, o miku im, po si na nxorri Saliu në pension dhe nuk ishim të zotë ta qëronim atë gangrenë nga politika. Edhe ai, edhe unë qeshëm. Nuk kishim gjë në dorë. E keqja ka hyrë thellë në zhvillimet e këtij vendi, dhe nuk po del, por jo se nuk do dalë. Brenda një kohe shumë të shkurtër do kemi ndryshime të mëdha.", tha ai.

Braho ritheksoi se Berisha ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i rekrutuar nga shërbime të huaja dhe nofkën e ka pasur "Penicilina".

"Truri i njeriut, është një lloj USB-je. Shumë gjëra ruhen dhe nuk thuhen. Unë kam thënë që 9 ministrat në qeverinë e parë të Sali Berishës kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së, apo edhe të Sigurimit të Shtetit. Më kanë kërkuar emrat, disa emra i kam shfaqur. Unë vazhdoj t’i bie përsëri kësaj gjë, Sali Berisha ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i rekrutuar nga shërbime të huaja. I kam treguar edhe pseudonimin që ka pasur, edhe personi që e ka rekrutuar. E ke, Penicilina", u shpreh ai.

 

19 Komente

  1. Z
    Zoti ju ndeshkofte plehrave qe shkateruan nje popu

    Shume e vertete per sa thua.... por dhe juve sjeni aqe i paster ne Opinion shqiptar dhe te Drejtesise.... Korrupsioni i theksuar dhe bashkepunimi me njeri tjetrin qe ruhani njeri tjetrin shume e shume te tjere qe duheshin te ishin ne Burg , jane te lire nje i tille jeni dhe juve . Kure Ligji nuk ndeshkon, ndeshkon Zoti... disa nuk besojne , por eshte e vertete... Do ndegjoni persecilin se cfare do ju ndodhe ne jete .

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Kjo drejtësi po na zhgënjen. Është kthyer në drejtësi në mbrojtje të kryekriminelit nongrada. Mesa duket do jenë ato 80% të shqiptarëve që e patën mbështetur me sinqeritet deri tani që do ta përmbysin atë ,për të krijuar nga e para një drejtësi me juristë të ndershëm e trima.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Botë e qelbur

        Dakord o Taku për çfarë thua për luvgatin, por pas 97'ës a nuk ishe edhe ti pjese e LSIsë që vije gjoba majtas djathtas?? Bëje matrapazlliqe sa doje dhe të dukej vetja burrë I madh shteti??? Na hapët barkun të gjithë. Aman, vetëm mbaje fort atë torbën ngjyrë kafe se ka gjithë sekretet nukleare të politikës pas rënies së Ramizit tuaj.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plaku mere

          Shqiperine e prishi fara jote e keqe. Nga e cila mbive ti dhe Sali mavria, o Tak koqefishkuri.

          Përgjigjjuni
          1. T
            TARRAS LALA

            Spartak Braho ke plotēsisht tē drejt por prokuroria ēshtē wc ja e Saliut kush ēshtē Prençi njē idjoot analfabet i Sali Bajgēs me kur plepash çfar pret ti nga kjo lloi padrejtēsie. Duhen shkrir kto lloi wc ēsh.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirlind

              Grup-seksioni i FRPD-se asht, shikoni ku shkojn paret ne ndertim

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti U S A

                Sali qen Berisha , disa prokurore ne Spak dhe Altin Dumani jane tradhetaret me te medhenj te Shqiptarve . Kete qe i ka bere e po i ben vendit ky kriminel nuk ja ka bere asnje armik jo i brendsgem po as i jashtem . Por cudia me madhe qe Shqiptaret paguajne sa nuk vlejne nje strukture gjoja speciale per te luftuar krime kundra shtetit e Spak me Dumanin ne krye e tashme me Brahon jo qe nuk e luftojne kriminelin qe diten per diell ne tv ne prani te te gjithe gazetarve ben thirrje per permbysje , per derdhje gjak Shqiptaresh e Spak e mbajne sehir per te mos thene qe i ka ne radhe si ushtare te tij kundra shtetit e Shqiptarve . C'do me thene kjo qe paralel me shtetin ngre struktura per prodhim armesh luftarake per te vrare policine e djegur institucionet e vendit e prokuroret e Spakut e mbajne sehir . Sali qeni paguan femije te mitur per akte vandele apo ben thirrje per bojkot te mesimit e SPAK inekzistent . Duhet nje tjeter SPAK nga jashte qe ti akuzoje keta prokurore me DUMANIN ne krye qe ti akuzoje per shperdorim detyre e bashkepuntore ne krim , ndryshe nuk shtyhet me kjo pune , qe nje qelbanik plak breket me mut do te vrase akoma Shqiptare .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti U S A

                  Sali qen Berisha , disa prokurore ne Spak dhe Altin Dumani jane tradhetaret me te medhenj te Shqiptarve . Kete qe i ka bere e po i ben vendit ky kriminel nuk ja ka bere asnje armik jo i brendsgem po as i jashtem . Por cudia me madhe qe Shqiptaret paguajne sa nuk vlejne nje strukture gjoja speciale per te luftuar krime kundra shtetit e Spak me Dumanin ne krye e tashme me Brahon jo qe nuk e luftojne kriminelin qe diten per diell ne tv ne prani te te gjithe gazetarve ben thirrje per permbysje , per derdhje gjak Shqiptaresh e Spak e mbajne sehir per te mos thene qe i ka ne radhe si ushtare te tij kundra shtetit e Shqiptarve . C'do me thene kjo qe paralel me shtetin ngre struktura per prodhim armesh luftarake per te vrare policine e djegur institucionet e vendit e prokuroret e Spakut e mbajne sehir . Sali qeni paguan femije te mitur per akte vandele apo ben thirrje per bojkot te mesimit e SPAK inekzistent . Duhet nje tjeter SPAK nga jashte qe ti akuzoje keta prokurore me DUMANIN ne krye qe ti akuzoje per shperdorim detyre e bashkepuntore ne krim , ndryshe nuk shtyhet me kjo pune , qe nje qelbanik plak breket me mut do te vrase akoma Shqiptare .

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    po te mos harojn ata qe po e mbrojn kriminelin sal

                    me perpara. te denohen ata. qe nuk denojn kriminelin sali berish kermen

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      Gabimi me i madh qe ka bere shteti shqiptar mbas ardhjes se kesaj palo demokracie, eshte qe nuk ju tregoi vendin ketyre bashkepuntorve te diktatures, te gjithe kriminelave si monstra jote. Ato qellimisht te kane lene qe te lehesh duke te perdorur deri ne neveri. Plus qe ti je nga monstrat e LSI-se.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nik

                        Ne se ka tre punishte molotovësh, faktet tregojnë që ka, pse shteti (policia, antikrimi, shërbimi informativ) nuk i zbulon aktivitete të tilla kriminale?!?!

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Iliri

                          Spartaku i cantes se zeze ,na thuaj o Tako kur do i besh publike ato dosje,shko beje shurren dhe ha pensionin se mjaft me trillimet e tua te poshtra.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Boooo

                            Po mer matuf , jo tre po kater qendra ku punon vete Berisha naten se diten ska kohe. Torollakset miletin e pastaj i turren SPAK se pse nuk shkon pas delireve te Brahos e Idajetit me shoke.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kastrioti

                              Nuk është pa aftësi ore jurist braho, është në shërbim të berishës, këtë e di dhe bufi. Ate qe se bëri dot me opozitën berisha, po e bën me drejtesinë e fëlliqur, ku aktrohet me duke sharë dumanë nga një anë, nga ana tjeter dumanë që arrestojnë pa fakte. Duke i bërë njerëzit të pa kënaqur me drejtesinë, njerëzit largohen, kjo është trendi i drejtesisë në bashkëpunim me berishët që shërbejnë si kamikazë në drejtesi, por që japin vetëm ç’drejtesi. Një katrahurë, ku i kthejnë njerëzit në vet gjyqësi, e qëllimëshme, e caktuar e mirë menduar me dumanë.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Turi

                                Saliu eshte I lire sepse nuk I le Ramiu qe ta arrestojne dhe ti e di mire kete o legen sigurimi.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pune kurvash

                                  O Spartak jeni që te gjithë kurva thoni:Shihni si eshte veshur Shihni me ke qihet e shoqërohet unë jam me e mira

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Goni

                                    Ti ke te drejte o z. Braho por kujt ja thua. Rama duihet te kish bere ty prokuror te spak e jo ata bersihiste qe ka sot . Si mund te lihet i lire Berisha qe paska qendra prodhimi molotov. Nese lihet i lire ai mund te prodhoje edhe tanke e avione luftarake per ti perdorur kunder qeverise se zgjedhur me vote plebishitare,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Haku

                                      Dhe mos tho i cka baba Tak Brahua ne canten e zeze.. ja na e ka thene dhe po e thote perseri. Tani kesaj qeverie dhe intitucioneve te saj, ose i jane thare trute e sbejn nje leke, ose e duan kete gjendje kaotike, se u intereson per te nxjerre ne pah kafsherine e injorancen e madhe te militanteve demokrate. Se si perdoren mish per top, per interesa personale te penicilines. Ose, duan ta rrenojne fare PD e penicilines bashke me bashkepuntoret e tjere te ish sigurimsa. Duke filluar ose nga poshte lart apo lart posht. Nje tufe me qen qe bertasin, djegin, shkaterrojne pa piken e priblemit. Nje lloj psikopatie e trasheguar dhe qe po trashegohet. Por sa te kete hundë, ato do te terhiqen. Mos harroni bab Takua e ka thene.. "penicilna". Mos thoni nuk e ditem. Keshtu nje dite te mos thoni qe na hodhi trute e gomarit penicilina me bashkepuntore. Nje dite te ndiheni si te dhjere, ose, do te qendroni mbi "marmallat", mbuluar me seder idiotesh. Sedra mbi te gjitha. Vk

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vlonjati i inatosur

                                        RROFTË REPUBLIKA E DREJTËSISË SHQIPTARE.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje