Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi Bledar Dervishaj: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

16 Shkurt 2026, 14:50Kronika TEMA
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi Bledar Dervishaj:

Juristi Bledar Dervishaj nuk sheh “asgjë të keqe” në projektligjin e propozuar nga PS, ku parashikohen përjashtime të masës pezullim nga detyra për kryeministrin dhe 6 subjekte të tjera. Duke folur në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Dervishaj tha se debati është i theksuar politik dhe nuk duhet bërë fare. Sipas tij ka patur një boshllëk ligjor nga Kuvendi, gjatë ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012, të cilat tashmë po plotësohen.

“Ky debat nuk duhet bërë fare sepse nëse Gjykata Kushtetuese u nda 4-4, në atë shqyrtim kushtetues të nisur nga kryeministri, ku 4 anëtarë konstatuan faktin që po ka një ndërhyrje, kemi një mosmarrëveshje të lindur, dhe 4 të tjerë mbajtën një qëndrim jo të ndryshëm, por konstatuan një boshllëk ligjor të krijuar gjatë ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012, ku Kuvendi në pavëmendje, pavarësisht se hapi rrugën e një procedimi penal ndaj ministrit, harroi të plotësonte normën e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, për ta saktësuar njëherë e mirë që këtu nuk mund të ndërhyhet.

Ndaj ky gabim që vet Kuvendi në 2012-ën, me harresat e tij e ka krijuar, Kuvendi tani që iu shfaq konflikti përpara po e plotëson dhe nuk ka absolutisht asnjë ndërhyrje qoftë edhe të vogël, të prishjes së balancave mes pushteteve. 4 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në një përshkrim që ata bënë në një njoftim të gjykatës thanë që i takon ligjvënësit kushtetues të plotësojë këtë normë, ky ishte kuptimi, detyra që lanë ata.

Nuk ka asnjë gjë të keqe, e shoh debatin të theksuar politik. Vullnet politik është një nismë ligjore, vullnet politik është edhe ky këtu, falë një kërkese te bërë evidente nga Gjykata Kushtuese, në një debat të krijuar nga shkelja e një kufiri që s’duhet të ishte kaluar nga pushteti gjyqësor”, tha Dervishaj.

14 Komente

  1. C
    Castriotas

    Nuk ka asnje te keqe, por per ministrat qe do te vijne, ama!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Tē gjithē hajdutē tē korruptuar nē njē shtet tē degjeneruar, qē flasin per ligjet , kushtetutën dhe ndershmerinē, si kurvat qē mbajnē” lektio magistralis” mbi ndershmerinē dhe virtytin.

      Përgjigjjuni
    2. s
      skaraparliu

      Ky Bledari, nendon se duke mbeshtetur Ramen, do nxjerri Ilir Meten nga burgu? Nuk duhet te habitemi, keto jane prapaskena qe dakordojne keta tre sharlatane te politikes shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeus

        Uuuuuu t.....fsha fytyren e goblin qe ke. Po per Ahmetaj ku ishte ky Syri i Sauron qe nuk e kapi kte boshllek? Po per ata ish ministra , deputete, kryetare bashkish, drejtore e nendrejtore qe u pezulluan e u denuan? Po per qindra mijera qytetar qe burgosen e paraburgosen per pothuajse asgje? Apo aty ligji eshte me se perfekt! Po per te shkretet njerez qe sorrollaten dyerve te kalbura te ktij paloshteti per te maree PRONEN e tyre ? Po per te shkretet njerez qe kapen e futen neper fugonat e Policise vetem e vetem pse guxojne e kritikojne kryeHajdutin e Shqiperise ? Yyyyy te shk....dhefsha gjakun e orkut bastard se ju duheni zhduk me buk ne goje!

        Përgjigjjuni
        1. O
          Opionisti

          I ka kopetenca gjykata per monistra poltikane dhe fiba

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Arsyetim i sakte dhe thjesht ligjor.Lexoja propaganden bajate te Kellicit po i falet se deputet pa shkoll te mesme eshte

            Përgjigjjuni
            1. T
              Ti qenke zero po me xhufke

              Shyqyr qe ka shkolle Zegjineja thuaj! Ha ha ha

              Përgjigjjuni
            2. k
              kris

              Duhen bere me shume ndryshime kushtetuese per mbrojtjen e figurave te krimit qeveritar.Vjedhja prej tyre te quhet lehtesim i buxhetit dhe presidenti kur e konstaton ti jap titullin mjeshter i madh

              Përgjigjjuni
              1. H
                Holy justice

                Nuk ka asgje te keqe, por per ministrat qe do te vijne ..!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Renato

                  Ju me bekimin e metes dhe berishës, gjithmon skeni pare ndonjë të keqe, kur vjen puna për të kafshuar me porosi, nga baballaret tusj shpirtëror. Jeni rrombythje qysh në edukimin si jurist.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dani USA

                    Une mendoi qe te mos ket ligje specifik,sepse njerzite qe zgjidhen me vote dhe vota i shkarkon nese i zgjedhsi shkel ligjin at her organi nje paguhet per tu zbatuat ligjet qe eshte dreitesia me konkretisht prokuroria i propozon qeveris dhe qeveria parlamentit per ti hequr imunitetin shkelsit te ligjit pastai prokuroria e padit dhe e dergone per ndiekie penale dhe kjo eshte procedura mendoi une.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Boll mee

                      Si ka mundesi ka njerez qe mbrojne ministrat si ti kene prinder... Po dhe prinder te jene, une I pari nese ai prind vjedh ilacet e onkologjikut, vjedh duke lene qindra familje duke mbijetuar per buke te gojes, kurre sdo ja beja hallall dhe burg te shkoj. Po si mund ti mbrojme keta qe na drejtojne te cdo lloj partie qofshin kur na vjedhin dhe na I bejne jete e veshtire ne dhe rrjedhimisht prinderve tane qe se shikojne pensionin sic duhet por dhe femijeve tane. Haram e pacim gjithe ne nese I mbrojme keta. Ne duhet qe te kerkojme qe te hiqet imuniteti dhe per deputet, keta duan te shtojne. Kusht madje cdo deputet dhe minister te shkolloj dhe mjekoj familjaret ne shkollat dhe spitalet publike. BOOOLLL me o njerez te zihemi per keta... sna I kane me friken dhe prandaj na trajtojne keshtu te dyja palet. Prandaj ska vende pune per rinine se vjedhin dhe nuk investojne keta. Na kane marr neperkembe shtetet e huaja, tani po na merr neperkembe politika. Deri kur do durojme????

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kalorsi

                        Po nëwoftëse nje k minister spo zv kryeminister në flagrancë vret me dashje dashnorin e gruas te tij, si duhet vepruar? Të pezullohet, të arestohet spo të lihet të vazhdojë detyrën?

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dervish hatixheja

                          Shko o Bled, dhe beju avokat i Metes, se atë karagjozin qe ka marre tani e rrahen vlonjatet. Po c'pune kane ndryshimet e Kushtetutes te vitit 2012 me Kodin e Procedures Penale?! Sa poshte ka rene katundi kur jep mend edhe ti per nenin 242 te KPP-se.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje