Forcat speciale shqiptare, RENEA, përmbyllën me sukses pjesëmarrjen e tyre në edicionin e radhës të UAE SWAT Challenge, duke përfaqësuar me dinjitet Policinë e Shtetit deri në ditën e fundit të garës.
Dy ekipet e RENEA-s zhvilluan performanca të shkëlqyera në disiplinat taktike, duke demonstruar profesionalizëm, përgatitje të lartë fizike dhe koordinim shembullor në skenarë kompleksë operacionalë.
Paraqitja e tyre gjithashtu tërhoqi vëmendjen e homologëve nga vende të ndryshme të botës për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.
Gara e sivjetshme është cilësuar si tejet e fortë, me pjesëmarrjen e rreth 109 ekipeve nga 50 shtete të ndryshme.
“UAE SWAT Challenge” shërben jo vetëm si garë, por edhe si platformë për shkëmbimin e teknikave të avancuara dhe procedurave operacionale mes njësive speciale, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.
sa te lodhur qe ishen ,pa pergatitje fizike dhe teknike ,si duket te mare me miq ,ai instruktori duhet te pushohet ,hane gjithe diten dhe stervitje s ,bejne ,njeri nga keta ngeci te litaret ne godine tipik fillestar,,,elita jone ha ha ha