Nën akuzë për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet në Maqedoninë e Veriut shqiptari i shumëkërkuari

6 Dhjetor 2023, 15:29Kronika TEMA
Nën akuzë për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet

Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes, është kapur në Maqedoninë e Veriut.

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017.

Njësia Gjyqësore Kriminale, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të që në vitin 2021.

Mediat ekuadoriane shkruajnë se gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që mundësojnë lidhjen e shtetasit të Kosovës me këtë krim.

Kapja e tij u bë në bashkëpunim të Policisë së Ekuadorit me Interpolin. Azemi pritet të ekstadohet në Ekuador.

Lini një Përgjigje