Nën efektin e drogës, i riu në Pogradec kërcënon se do hidhet nga ballkoni

5 Dhjetor 2024, 16:45Kronika TEMA
Nën efektin e drogës, i riu në Pogradec kërcënon se do

Një person që dyshohet se ka qenë nën efektin e narkotikëve ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ka dalë në ballkonin e banesës dhe ka kërcënuar të hidhej.

Menjëherë ka ndërhyrë nëna e tij, e cila e ka futur në banesë. Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja dhe policia.

Ndërsa riu është çuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmë mjekësore.

Lini një Përgjigje