Aksidentohet furgoni i policisë së burgjeve në aksin Përrenjas-Qafë Thanë

5 Dhjetor 2024, 11:02Kronika TEMA
Aksidentohet furgoni i policisë së burgjeve në aksin

Aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion. Ky i fundit ka përfunduar në kanal.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështirës. Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pësuar dëmtime.

Lini një Përgjigje