“Zbërthimi” i një tjetër aplikacioni të kriminelëve, “Matrix” mund të çojë në zbardhjen e ngjarjeve më të bujshme kriminale si dhe zbulimin e “fatit” të personave në kërkim, fati i të cilëve deri më tani është i mbushur plot mister.
Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj, për të cilin prej gushtit të vitit 2022 nuk dihet asgjë.
I ftuar në “Abc News”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se përdorimi i “Matrix”, përkon me shumë vrasje të bujshme të ndodhura në vendin tonë. Ai tha se rasti i Martinajt mund të zbulohet përmes zbërthimit të bisedave të bëra në këtë aplikacion.
“Një tjetër dhuratë e madhe krah Sky dhe Encro, flasim këtu që Matrix filloi diku nga fundi pa u zbuluar akoma Sky dhe Encro. Matrix përdorej më shumë për gjëra konkrete për shkak të sigurisë më të madhe. Kë do të vrasim, ku do e vrasim etj. Matrix është në nivelin ekzekutor.
Rasti Martinaj është një prej rasteve që mund të zbulohet përmes Matrix nëse është përdorur. Fillimi i përdorimit të Matrix përkon me vrasjen e Martinajt, atentatet dhe në rast se kanë pasur në posedim Matrix do zbulohen shumë ngjarje të rënda. E kam ditur me kohë që Matrix ka qenë pjesë e këtyre komunikimeve në pastrim parash dhe akte kriminale”, tha Karamuço.
Kujtojmë se një ekip i përbashkët hetimor, mes autoriteteve franceze dhe holandeze arritën që të zbulojnë një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, i quajtur “Matrix”.
Për një periudhë prej tre muajsh, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet e kriminelëve, të cilat do të përdoren në vijimësi të hetimeve për “çmontimin” dhe zbardhjen e ngjarjeve dhe lidhjet e grupeve kriminale.
MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Pas këtij zbulimi një sërë hetimesh vijuan.
Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët. Përdoruesit mund t'i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani.
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve holandeze dhe franceze filloi nëpërmjet një EPH të ngritur në Eurojust. Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit.
je kthyer ne "fallxhor" zoti Karamuco.... komplet mjeran!!! Citat: ".. mund te zbulohet vrasja, nese eshte perdorur Matrix... ". pupupu... si muhabete pensionistesh ne rradhe tek Posta!
Ervis Martinaj eshte gjalle, operon ne kufirin Tropoje-Kosove-Mali i Zi, prej nga ka origjinen, fshati Martinaj. Dy vrasjet, njeri ne Athine dhe njeri ne Shqiperi e dy vrasesve te kusheririt Brilant Martinaj, treguan se Ervis Martinaj eshte gjalle, dhe eshte aktivizuar me banden e tij. Artan Hoxha kishte marre para nga familja e Ervis Martinaj ta konsideronte te vdekur, qe te mos e kerkonin sa te rigrupohej.
ky eshte bere si gorre, llalla ,hoxha ,karamuco llapaqenet e televizioneve ,s degjojme gje tjeter vecse brockullat tuaja per krime ,lerjani hetuesve dhe gjykatesve te meren me ato gjera
Edlira mos fol me pseudonime. Matricën është aplikacioni më i perdorur nga kriminelet. Mos harro thënjen e Jugut pèr mushkën e Ali Pashait. - Harro mushkë Valarenë se Ali Pashan na prenë " Avash po e sigurtë gishtat e hajdutëve do të priten.
Po kujt po plas kari se si e vrane e si e qine kurven Marrinaj apo kte rruspune e Dukve. Rendesi ka qe te jene qire ropsh dhe do Zoti marrin me vete edhe tjeret. Shikoni doton te kuptoni se kush ben para
Experti i kriminalistikes Pedagog Kari i mutit vetem me staturen e nje pedagogu te mirfillte nuk ka lidhje. Ky Pedagogu cdo gje mud te jete por vetem Pedagog jo jo jooooooooooooooooooooo ! Ky eshte prototip si llapaqeni e spiuni Fevziu Karamuca eshte llapaqen , intrigant , gjithollog , seksolog , mashtrues , fallxhore , llaxore , hipokrit ; eshte bere i neveritshem deri ne ekstrem mebato poza prej deliranti. N.q.s eshte ky figura e Pedagogut shkolla duhet mbyllur.
Karamuqua eshte nje lloj specie qe po te ishte profesionist dhe profesor i sakte kurr sso dilte neper studio duke bere Aldred cakon e policise. Eshte bere njeri ì peshtire Dhe totalisht i pa besueshem. Plus qe ka edhe nje doze debil-lliku qe ne surrat
shqiperia e kriminalizuar totalisht ne shkolla rruge institucione ka vetem rrugecer ku po shkon ky vend kriminele ? çfar kriminelesh jane keta more kur ishte Enver Hoxha ca si keta benin shurrën breke
alma ! mos na kujto Enverin se nga shkallon Vampiri
Karamuti ja fut kot Martini ishte vlla i zen berishes Saliu eehte kapobanda e martinit bajrave gjokaj e suel celes Muli zenime klanin osmani kokaina