Nëna e Lear Kurtit mes lotësh pas raportit të Avokatit të Popullit: Djali iku në duart e policisë, mund të ishte parandaluar vdekja

17 Janar 2023, 16:44Kronika TEMA

Nëna e Lear Kurtit mes lotësh pas raportit të Avokatit të

Fatmira Mustafaj, nëna e Laer Kurtit e ka të pamundur të mos qaj sa herë përmend djalin e saj, i cili ndërroi jetë në komisariatin nr3. në kryeqytet.

Pas raportit të bërë publik  nga Avokati i Popullit, në një intervistë për News24, nëna e të ndjerit tha se djali i saj nuk kishte probleme shëndetësore. Ajo tha se djali i saj ka ikur nga duart e policisë.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali i m ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di.

Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë.

Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.

 

2 Komente

  1. K
    Kozaku

    Pse nuk qaje kur ai drogmen vinte ne shtepi çfare po kerkon ai e beri zgjedhjen e tij si shume te tjere ,me ik para kohe nga kjo bote ,ai dhe te tjeret qe kane ikur e do ikin e dine shume mire qe ajo droge ne te te shumtit do shkojne ,por ama para kohe

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Ajo buca e popullit nuk te ndihmon hic,me vjen keq per fatekeqesin,por ai shkoje se beri gabim policia ka zbatuar ligjin,buca e popullit kerkonpse nuk u fute ne bark policia dhe kesaj buces nuk i duhet raporti mjeku ligjor

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje