Nuk i kishte deklaruar: Sekuestrohet mijëra euro dhe lekë në Kakavijë, procedohet penalisht gruaja

9 Mars 2026, 14:57Kronika TEMA
Nuk i kishte deklaruar: Sekuestrohet mijëra euro dhe lekë në

Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 7400 euro dhe 4 800 000 lekë.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases T. Sh., ku u gjetën 7400 euro dhe 4 800 000 lekë, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen T. Sh., banuese në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

6 Komente

  1. K
    Kapedani

    Po mor pisa po ,ajo ka pasur 2500 euros me shume se sa duhej te deklaronte dhe per kete ju e nxirrni ne gazete .Maskarenj.Vetem veshja e nje deputeti kur shkon ne parlament kushton minimumi 15 000 euro.Ora , çanta,vathet unaza ,varsja plus veshjet , dhe ju merreni me kete .Posi posi shkelje ligji .Per vilat e padeklaruara nuk kam degjuar te denohet askush

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      4.800.000 leke jane mbi 50 mije euro. Pra eshte nje shume relativisht e madhe dhe me te drejte duhet hetuar origjina apo burimi nga kane ardhur.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapedani

        Epo qenkan te reja atehere, ne burg kriminelen :)

        Përgjigjjuni
      2. V
        Veshtire te kete Drejtesi per secilin njelloje !

        Kjo eshte jeta e poshteruar qe secili poshterohet nga dita ne dite ... Nga ( INDIVIDE Nenpunes ) qe gjoja po punojme per te mbajtur vendin e punes, duke i zene ne gabime te vogla fukarejnte .... duhet ndeshkuar Ai plehere qe ben Eroizmin me kapjen si ne kete raste.... Mjere Ai qe e ka rradhen per gabime te vogla ! dhe ndeshkohet ! Ndersa plehrat kriminele ish te djeshem dhe te sotem politikane ! i mbijetojne cdo Ligji kure e thyejne ! me te dyja duart... per MILIONAT apo MILIARDAT E VJEDHURA ...

        Përgjigjjuni
      3. R
        Rezi

        Po pse nuk është 10 mijë Euro shuma? Apo në aeroport duhet deklaruar po pate mbi 10 mijë euro? Tani ato lekët me të vjetra apo të reja i thoni?

        Përgjigjjuni
        1. I
          I paguhen prurësit me të parē

          Italianët thonë : "Ligji është si rrjeta e merimangës , në të cilën ngecin mickonjat dhe mizat e vogla por jo brumbujt e mëdhenj . Ato e çajnë tej përtej pa pyetur fare për të "

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje