Një person është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në Astir, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore.Nga videoja e siguruar nga Top Channel shihet se një grua po bërtet me zë të lartë, teksa policia shihet që po ndërhyn tek një tjetër person.
Një numër i lartë policësh ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.
Blutë po vijojnë të ndërhyjnë për të neutralizuar situatën, teksa ende nuk dihet se cilat janë arsyet që çuan në përshkallëzimin e situatës.
Policia shqiptare eshte professioniste por duhet te jeté me e eger . Shembull ne France nese i ngre zerin policit denohesh per outrage ( berrtitje ) . Policia ne France te shtrine pertoke gje qe ne Shqiperi nuk ndodhe .