“Nuk më linte të haja bukë i qetë” - Vrau babanë me thikë, lihet në burg 25-vjeçari

1 Nëntor 2025, 11:00Kronika TEMA
“Nuk më linte të haja bukë i qetë” - Vrau

Marjan Kodheli, 25-vjeçari i cili vrau me thikë të atin Pjetër Kodheli pak ditë më parë në Durrës, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit.

Ai u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit, ku qëndroi gjatë gjithë seancës. I riu ka deklaruar pas ngjarjes përpara policisë se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin, Pjetër Kodheli.

“Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se ‘nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova’.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh.

Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë.

Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, ka dëshmuar ai.

2 Komente

  1. ?
    ??

    Ky nukë për Burg o shtet i mbarumë, por për Spital. Apo në Shqiprie të gjith janë me problem mendonë dhe kush të gjykojë kë?

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!

      ?? ja sa ti japin një mësim në burg dhe do ta hajë rehat bukën . Hajde merr një abetare edhe ti të mësosh të shkruash ????

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje