Nuredin Dumani nxjerr edhe 100 emra, pritet një tjetër valë e madhe arrestimesh

26 Maj 2022, 09:13Kronika TEMA

Nuredin Dumani nxjerr edhe 100 emra, pritet një tjetër valë e

Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit, raporton Ora News.

Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendgjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe prokurorët e SPAK.

Nuredin Dumani, dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, deri në këtë fazë të hetimeve konsiderohen nga SPAK si njerëzit më të rëndësishëm që kanë bashkëpunuar me prokurorinë, duke treguar pjesëmarjen në disa vrasje dhe tantativa vrasjesh të dështuara.

Burime pranë SPAK, thanë se Dumani në dëshminë e tij, ka nxjerrë rreth 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete.

Një pjesë e këtyre emrave, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër thanë burimet, vijohet të hetohet në çdo moment.

Ndërkohë SPAK, është duke përgatitur terrenin për një valë të dytë arrestimesh, në zonën e Fushë-Krujës, Fierit dhe Vlorës, vende këto ku besohet se Nuredin Dumani dhe grupi i miqve të tij, kanë kryer vrasje me pagesë për llogari të personave të tjerë që kanë influencë të madhe kriminale në këto zona.

Sipas SPAK, Hoxhaj dhe Dumani, kanë vepruar si grup kriminal në disa ngjarje të rënda, ku dyshohet se kryenin vrasje me pagesë në disa qytete.

Shumë nga vrasjet, janë dëshmuar para prokurorëve, ku rëfimet e tyre jo vetëm janë mbajtur shënim, por edhe janë filmuar e rregjistruar në cilësinë e provës materiale.

Dumani dhe Hoxhaj, mësohet se kanë treguar dhe anëtarët e grupit të Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, Hoxhaj, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Nuredin Dumanin, në Kosovë dhe në Shqipëri, ku disa herë Dumani shfaqej si “Broker” në ekzekutimet që kryheshin në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Peqin.

Një javë më parë SPAK dhe Policia e Shtetit, finalizuan operacionin “Plumbi i Artë”, duke lëshuar 32 masa arresti, ku 18 prej tyre u arrestuan ndërsa 14 të tjera janë shpallur në kërkim. 

13 Komente

  1. M
    Mirditori plak

    Shqiperia, kjo hale e madhe 28.000 km2, me nje popull qen, vrases, hajdut, te pabese e pa asnje norme njerezore.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nari

      shume e vertete!! popull i pa fe, popull i humbur. popull pa fe e mbushur rruget me grate me ferexhe......besimtaret e devotshem, ne nje vend pa histori fetare. 100 emra di vetem ky piloti, po ata te 100 sa do dijne??!! populli shqiptar......popull trim, i beses, i ndershem, i punes, i paster, mikprites, i urte e i zgjuar!!! popull qe ha koken e tij, se sikur te fillonte nje agresion nga rusia

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tahiri (jo ministri i suksesshem)

      Se mos harroni - Dumani ka deklaruar se ka fakte per Ministra e Deputete! Kete e kane dhene tera mediat, ca veshtire qe mos ta dije TemA...apo mos valle Dumani flet per Ministra te para 10 vitesh...Ahahahaha

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Burimet e SPAk lajmerojne njehere Klodi Lalen dhe pastaj fajesohet policia qe nuk i areston.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AW

          Turp i madh qe del ne gazeta para se te ndodhe. Eshte si thirrje per kujdes qe kriminelet mos te kapen. Turp i madh!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            AB

            Keshtu ndodh kur ne krye te SPAK-ut eshte emeruar komshiu i Perbindeshit te Vicidolit ne Plazhin e Lalezit.

            Përgjigjjuni
          2. R
            Ripjellas=te inkriminuar

            Vetem ndonje ripjellas mos n’a nxirni ju lutem sepse eshte krijuar tashme grupi parlamentar nr 2 ne burgje hahahaha

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlora.vlora

              Ore po ajo puna e santosit si s ka dale akoma ,dhe kush jane deputetet apo ministra qe i kane ofruar mbrojtje,keto na interesojne ,pastaj per ordinerat kriminela kujt i plasi karri

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mero leshi

                Mirë janë fëmijët r zenit?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mero leshi

                  Mirë janë fëmijët r zenit?

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mero leshi

                    Mirë janë fëmijët e zenit?

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mero leshi

                      Mirë janë fëmijët e zenit?

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zahor Vlora

                        Bravo.spak,Vazhdo me guxim ne fisnikërinë.tuaj

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje