Në seancën gjyqësore për dosjen Plumbi i Artë, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer emrat e personave që Erjon Alibej i donte të vrarë.
"Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela.
Ishte Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza. Ai tha që shënjestër ishte Besmir Haxhia.
Për të vëllain e tij Viktorin tha se ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Emiljano Ramazanit ai është shprehur se kishin përdorur një instruktore palestre”, ka deklaruar Nuredin Dumani.
Siç raportohet këtë listë Alibeaj ia kishte dhënë Dumanit duke i thënë “i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh”.
Moterqi katunar I qekbur ...vending e Ka ne hell
kush?
Une kujtoja se keta vrasesit me pagese benin vrasje cfare ju delte perpara. Keta paskan plan 1 vjecar, 5 vjecar ke do vrasin. Keta paskan me shume pune se Ministrat.