Operacion policor në Fier: Sekuestrohen dy armë zjarri, shoqërohet një person

6 Janar 2026, 22:00Kronika TEMA
Operacion policor në Fier: Sekuestrohen dy armë zjarri,

Një operacion policor i zhvilluar në qytetin e Fierit ka çuar në sekuestrimin e dy armëve të zjarrit dhe një sasie lënde narkotike të dyshuar si kanabis.

 

Si rezultat i këtij operacioni, uniformat blu kanë shoqëruar një person për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit, si dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Lini një Përgjigje