Operacion tjetër anti narkos në Spanjë: Në pranga banda shqiptare me 11 persona

12 Nëntor 2022, 13:05Kronika TEMA

 

Operacion tjetër anti narkos në Spanjë: Në pranga banda

Policia Spanjolle sërish ka bërë me dije se ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave nga operacioni – të publikuara nga mediat spanjolle – droga transportohej nga Madridi me makina të pajisura me ndarje të fshehta.

Agjentët kanë arrestuar 11 shtetas, kanë sekuestruar 13 kilogramë heroinë dhe dhe gjashtë automjete që përdoreshin për këtë qëllim.

Hetimi nisi në fillim të vitit, kur agjentët gjetën një individ që shiste sasi të konsiderueshme heroine.

Pak nga pak ata zbuluan kanalet e tyre të shpërndarjes.

Në korrik ata ndaluan një makinë, por ndarja ishte aq e fshehur sa u detyrua të drejtohej në Shërbimin e Mbikëqyrjes Doganore, e cila ka aparate me rreze X, për të lokalizuar dhjetë kilogramët heroinë që ishte  brenda.

Policia arriti të gjejë gjetën të gjitha automjetet si dhe rrjetin e vendeve të fshehta që kishte kreu i bandës, një shqiptar i ndaluar të hynte në BE, por që pretendonte të ishte ekspert gjyqësor.

Përveç heroinës, autoritetet konfiskuan një kilogram hashash, gjysmë kilogram marihuanë, 57 mijë euro para, 900 dollarë, peshore precize dhe mjete për trajtimin e drogës.

Ata gjetën gjithashtu një bllokues, një pajisje gjeolokimi dhe dokumentacion fals.

1 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Ai kunati i Majlinda Bregut , Visi, kur e ka rradhen?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje