
“Timofeeva dhe Alpatov janë dy rusët, të cilët edhe pse me “detyrim paraqitje” pas historisë së spiunazhit në Gramsh mbahen nën vëzhgim nga autoritetet ligjzbatuese. Menjëherë sapo janë lënë të lirë, ata i janë rikthyer sërish pasionit të fotografisë me ushtrinë dhe bazat ushtarake. Kësaj here në zonën e Dajtit në afërsi të Surrelit aty ku rastësisht është dhe shtëpia e kryeministrit.”
Dy ditë më parë, Timofeeva dhe Alpatov u ndaluan nga shërbimet e policisë duke ecur në afërsi të këtyre bazave në zonën e Dajtit dhe u shoqëruan për në komisariatin numër 4 dhe u morën në pyetje për disa orë.
Mësohet se në celularët e tyre u gjetën foto të tjera të bazave dhe disa automjeteve ushtarake të cilat u morën nga hetuesit ndërsa më pas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov u lanë të lirë.
Kujtojmë se Mikhail Zorin mbahet në “arrest shtëpie” pas dyshimeve se është pjesë e spiunazhit rus. Burime pranë akuzës bënë me dije se ka dhe një dëshmi të tij në të cilën tregohet se si Zorin ka dhënë detaje mbi rekrutimin e tij nga agjentët rusë përgjatë protestave anti-Putin.
“Në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Defender 23” autoritetet kanë shtuar vigjilencën e tyre për çdo veprimtari të mundshme agjenturore. Dhe siç bëhet me dije nga burime pranë policisë kufitare për dy shtetas të tjerë rusë është urdhëruar largimi i tyre i menjëhershëm. Jo zyrtarisht thuhet se ata janë ndaluar në zonën e Mulletit sërish duke fotografuar.”
Stërvitjet e përbashkëta “Defender” edhe në të shkuarën kanë treguar se janë objektiv i agjenturës ruse. Në prag të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan në vitin 2021, informatorë të shërbimit sekret dhe antiterrorit në Shqipëri raportuan si të dyshuar për spiunazh disa rusë dhe çekë.
Njëri prej tyre, Georgii Budanov hyri nga pika kufitare e Qafë Thanës me automjetin e tij dhe deklaroi se vinte për turizëm. Anti-terrori raportoi se Budanov ishte parë të lëvizte në këmbë nga Orikumi në Malin e Karaburunit, pranë bazës ushtarake të Pashalimanit. Për rastin prokuroria mbylli hetimet kjo për shkak të mungesës së provave.
Në prag të stërvitjes tjetër, shërbimet inteligjente dhe ato të antiterrorit janë vënë sërish në alarm për veprimtari të dyshimta. Ndërkohë Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, raporton sanksione ndaj 52 subjekteve dhe 654 individëve.(A2)
Nuk jam duke i kuptuar këta qeveritarë e politikanë të "demokracisë"postenveriane! Keni guximin ta shani e njollosni Enverin, ndërsa më kohën e tij as zogu nuk kalonte dot në kufi.Ju ose nuk dini si rruhet shteti ose jeni të shiturit e shërbimeve të huaja,d.m.th.për para e shitni edhe atëdheun!? Një gjë është e sigurtë se një plus një bëjnë dy! Këta agjentë që hiqn si blogerë ,turistë e ku ta di unë JANË SPIUNË TË RUSISË! Rusia në të gjitha shtetet e paktit të Varshavës ka lënë filialat e veta më agjentë qofshin ata çekë ,rumun,polakë,ukrainas etj. Këtu në këtë rast dështoi SHISH ose edhe SHISH eshtë filiali i KGB!
Surreli,kjo baze e rendesise SE vecante per NATO- n e forcat e ushtrise me te madhe NE rajon, shqiperise...
Mos shkojne ke baza ismetit ne Cerren qe e mori me 1 euro per qofte aman...nderkohe qe mund ta merte nje produces....
Shish eshte krye e keput ca jane te ne dore te serbit ca rusit , ca te grekut, dhe e dine njeri tjetrin ,behen bashke dhe sulmojne ata pake qe sherbejne vendita.