Partia e Metës: Të rikthejmë bujqësinë si prioritet kombëtar

26 Gusht 2025, 12:55Kronika TEMA
Partia e Metës: Të rikthejmë bujqësinë si prioritet

Partia e Lirisë, përmes një deklarate nga zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli u shpreh sot se Shqipëria e vitit 2024 është vendi me popullsinë më të kequshqyer në Europë.

Sipas saj “nga viti 2022 deri në vitin 2024, Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për qytetarët e saj. 5.4% e popullsisë është e nënushqyer, ndërkohë që në vendet e rajonit ky tregues është thuajse i zhdukur”.

Memelli tha se “Partia e Lirisë ka një program të qartë dhe më se të realizueshëm, 5 prioritete për katër milionë shqiptarë plus, ku fokusi kryesor është të garantohet siguria ushqimore për çdo familje shqiptare me programe emergjente mbështetëse për shtresat më të varfra”.

“Të rikthejë bujqësinë si prioritet kombëtar, duke e bërë Shqipërinë të vetëmjaftueshme në prodhimin e ushqimit bazë, por jo vetëm edhe shndërrimin e saj në fuqi eksportuese. Të ulë koston e jetesës përmes politikave fiskale të drejta dhe subvencioneve reale për prodhuesit vendas”, u shpreh Memelli.

2 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Bravo! Më mirë vonë se kurrë. Pasi vendosën vjedhjen si prioritet kombëtar, gjasme të ngopur me këtë prioritet të vërtetë, tani ia lënë radhën bujqësinë, që nëpërmjet saj të ushqejnë prioritetin e parë kombëtar - atë të vjedhjes.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te gjithe femijet e politiqeneve,na dolen te zgjua

      Doni bujqesine e blegtorine,coni femijet e politiqeneve hajdute te punojne,femijet e monikes kane aq shume para sa te blejne tufat e bagetive,femijet e bariut dhive sali,te shkojne te ruajne dhite atje ku kane riparuar edhe kullen e tyre...e keshtu me radhe se te gjithe femijet e ketyre hajduteve fshijne menderen me euro dhe duan cdo gje bio

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje