Pas dështimit të PD, ‘Shoqëria Civile’ merr përsipër bashkimin e opozitës?

26 Janar 2026, 12:20Kronika TEMA
Pas dështimit të PD, ‘Shoqëria Civile’ merr

Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të ulet bashkë në një tryezë me të vegjlit.

Një grup i shoqërisë civile, me qëndrim opozitar, ka vendosur të nisë takimet me forcat e djathta për të negociuar organizimin e një tryeze politike për arritjen e një marrëveshje.

Duke konstatuar me shqetësim degradimin e qeverisjes dhe përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e saj, rritjen e pushtetit të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në vendimmarrjen publike dhe vetëdijshëm për vështirësitë që ka opozita në ndërtimin e alternativave të besueshme e efektive, ne, një grup qytetarësh të pavarur nga partitë, por me qëndrim opozitar, kemi vendosur të ndërmarrim një nismë publike për lehtësimin e dialogut mes partive të opozitës, rakordimin e qëndrimeve dhe vendosjen e një bashkëpunimi të pranueshëm mes tyre me qëllim:

Krijimin e trysnisë së nevojshme për zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Fuqizimin e opozitës dhe bashkëpunimin për një front të përbashkët e të besueshëm opozitar, pa prekur identitetin dhe specifikat e secilës parti.

Mbështetjen e funksionimit kushtetues të drejtësisë në luftën e saj për goditjen e korrupsionit dhe narkotrafikut në partneritet me SHBA-të dhe BE-në.

Ne synojmë t’i arrijmë këto qëllime përmes:

Rakordimin e qëndrimeve të opozitës për një kod të ri zgjedhor që forcon demokracinë përfaqësuese dhe merr parasysh interesat e të gjitha partive të opozitës.

Krijimit të një platforme bashkëpunimi mes partive opozitare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme mbi bazën e ndërhyrjeve të përbashkëta dhe garantimit të identitetit dhe subjektivitetit të secilës prej tyre.

Në kuadër të kësaj nisme ne u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe organizatave të tjera opozitare të bëhen pjesë e këtij procesi duke lënë mënjanë interesat e ngushta politike në shërbim të mundësimit të ndryshimit të qeverisjes në Shqipëri.

Në ditët në vijim Forumi i Dialogut Politik do të takojë përfaqësuesit e partive opozitare dhe më pas do të organizojë një tryezë të përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje të arsyeshme dhe të pranueshme bashkëpunimi.

Anëtarët themelues të Forumit

19 Komente

  1. k
    kosta

    nikollaq neranxi shoqeri civile bashke me kete beun e kalase ?!!!!!!! Keta jane aq debila sa besojne se i ha njeri keto mashtrime.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      E more Ermal,dukesh qe ke rene ne hall.Ke qef te te kandidoje nongrata si kandidat per kryetar bashkie ne Tirane.Mbaje si enderr,por nuk do jesh kandidat.Sa per bashkimin e opozites populli ka thenine lapidare"nuk behte stani me lepuj".Te tjerat qe thua jane dokrra,i kemi degjuar nga nongrata.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Kjo eshte e keqia me e madhe , keta persona qe quhet shoqeria civile kane qene pjestar ne pd dhe per interesat e tyre kalojne ne shoqeri civile .turp per lajmin qe jepni .

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          Keto jane akrobaci te bajraktarit serb te Vicidolit . Ne perpelitjet e tij per jete a vdekje , ai e kerkon zgjidhjen duke qene perjetesisht ne krye te PD-se . Kriza e opozites do filloje te zgjidhet vetem pas largimit nga politika te S.Berishes . Ka kohe qe edhe femijet kane bindjen se E.Rama mund te bjere , vetem po qe se ne mediat e shkruara dhe ato vizive nuk do te permendet me emri i perbindeshit mesjetar Sali Berisha . Te tjerat jane nje vrime ne uje .

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jalla milet

            Bajraktari serb-thote. Keta tipa kane rehabilituar dhe rehabilitojne Berishen. Arsyeja? Nuk merren konkretisht me pergjegjesi te medha qe Berisha ka ne kete katrahure, me rolin e tij ne zgjatjen e nje qeverisjeje te korruptuar 13 vjecare, por shpalosin urrejtjen e tyre primitive krahinore me fantazi qesharake.

            Përgjigjjuni
          2. S
            SADIU

            Çfarë lesh shoqëri civile është ajo , ku ata aty në foto janë këlysh dhe vegla të vrasësit Sali Berisha. Shoqëri civili ky 'prifti'

            Përgjigjjuni
            1. Tani e mora vesh që civilët (shoqëria dmth) janë të djathtë, kurse jocivilët janë të mjatë apo gri! Well done! Ç'hipokritë mban ky vend! Po pse hidheni degë më degë dhe po te e njëjta pemë? KPo pse nuk dilni me emërtim politik shoqëror apo si ta doni dhe deklarohuni tamam, meqenëse jeni tek e njëjta pemë?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkodrani

                Po ku eshte shoqeria civile ketu ?!!!! Keta te gjithe kane qene dhe jane ne vathen e Ssli Berishrs Tani jane forcuar si lepires per ndonje kocke pushteti.Shikoni Asimja ish zedhenes i berishes ,kalaja kandidat deputet i pd,Nerenxi ushtar i Metes, pastori i thekur i PD familjarisht etj etj ,haaaaaaaa o ku ku per ne kush do bashkoje opoziten. Mjerim i plot.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Tërë këta sejmenl dhe ushtarë të bindur dhe militantë të PD-s,kanë qenë deputet këshilltarë,anëtarë të forumeve të PD,të kamufluar gjoja si shoqëri civile Këta militantë dhe paramilitarë të PD i kemi parë në protestat te Liqeni ,të teatri te Bulevardi i Ri,te Astiri,te Bashkia,te SPAK,te Rruga e Lirisë,poshtë dritares së Berishës,në Foltoret e Berishës,në tërë protestat Kombëtare të Berishës dhe në takimet që bën Berisha me "aleatët"e tij. Nëse lexon me kujdes "programin" apo nismën e tyre "për Reformimin e PD" do shikosh se "programi"i tyre ka në themel tërë programin,kërkesat dhe kauzat e Sali Berishës që i përsërit çdo ditë në TV Kjo sajesë e Berishës do e zhysë PD- në më thellë në humnerën ku Ajo ka Rënë .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vala

                    Te shkretet qe duan te bejne dicka, por s'dine nga ta fillojne se ngado u del lugati non grata perpara dhe u shkel syne

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pdisti

                      Sa turp ushtaret e Saliut na paraqiten si shoqeri civile mortjaaaaa pse su ha kush ju beson ju mor sherbetoret e Sal Vuk Karaxhiçit dhe nerenx beleris.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Engjlli

                        Me nderrimin e sistemit na dolen edhe ca terma ne dukje te bukura sic psh quhet shoqeri civile . Po a eshte vertet e tille kjo e ashtu quajtur shoqeri civile , kur i sheh nga surrati sa u hedh syte nen lekure u del fotografia e kryekriminelit Sali mut Berisha . Si term shume i bukur shoqeri civile e sipas termit do te thote qe do te jene ne sherbim te ecjes perpara te vendi e te shoqerise perpara jo futja nen rrota shkopinj e shkembim per pengim te zhvillimit te vendit , po sheh kush jane keta qe na paraqiten sot qingja ata jane qe bejne pjese tek ata qe hedhin shkembinj e dinamit qe te pengojne sa te munden . Te besosh qe Neranxi apo gjoja kleriku Akil Pano apo i vetshpalluri si kandidat per bashkine Tirare Hasimja do te thote qe je nen nivelin mesatar te shoqerise . Dmth eshte vete dora me kriminale e ketij vendi Sali Vuk Karaxhic Berisha .

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Salihi

                          U bashkuan legena e bane shoqeri

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            LORA

                            Perhere te bashkuar kane qene,,,,,si legena.

                            Përgjigjjuni
                          2. F
                            Franci

                            Ky forum i drejtuar nga Ermal Hasimja ish keshilltar i nongrates kerrkojne thone bashkimin e opozites per ndryshimin e qeverisjes. Por Hasimja ben sikur harron qe perpara se te kerkohet ky bashkim duhet vendosur nje kusht qe te jete i mundshem. Qe partia me e madhe e opozites te perfaqesohet nga nje fytyre e re e paster dhe jo nje individ nongrada qe nuk mbeshtetet nderkombetarisht e ne ndjekje penale per korrupsion. Nuk e kupton valle Hasimja e forumi kete ???? Hasimja e di shume mire por qellimi i tij eshte rehabilitimi i Berishes qe gjoja te ndryshoje ky pushtet i korruptuar dhe ti kaloje opozites kuptohet partise me te madhe PD qe e ka deklaruar qe k/ minister te ardhshem ka Sali Berishen. Mund ta pranoje populli shqiptar kete ? Kurre ! Kujdes nga Hasimja pasi prezantohet si i urte por ne fakt eshte nje skuth i rrezikshem.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vjosa

                              Sa Surrate TE PESHTIRA . JU DUKET VETJA SE JANE TE ZGJUAR .TE TERE PAGUHEN NGA GREKE ,SERBE E KOMPANI .MOS U LODHNI KOTE NUK NA GENJENI DOT .

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tironci

                                O bo bo shihni foton shoqeria e (varur ) civile , por cfare civile shkruan mor gazetar keta jane ushtaret e komunistit Non Grata , ka vite qe i shohim ne TV keto fytyra te poshtra .

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Te mblidhet shoqata ushtarake e mamurasit

                                  Keta me shume me duken si shoqate terroriste e saliut se sa shoqate civile

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    PeSht-i

                                    Shoqeria civile, me kete nisme, kerkon te koordinoje punen e partive!!!!! Por, mendoj se kjo Shoqeri civile paraprakisht duhet te na tregoje se cilet jane kapacitetet brenda saj dhe qe vertet jane ne nje mendje me iniciatorin e kesaj nisme, me ish-zedhenesin e Qeverise. Shoqeria civile le te koordinoje dhe te bashkoje (po te jete e zonja) intelektualet e shumte dhe te afte brenda dhe jashte Shqiperise.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje