Partia Demokratike ka depozituar një tjetër kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.
Pesë anëtarët e PD-së kanë bërë një përpjekje të re për të mbledhur këtë organ parlamentar, me qëllim që të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut.
Ditën e djeshme socialistët nuk u paraqitën në mbledhje, duke argumentuar se Këshilli do të mblidhet vetëm pasi të jenë dhënë vendimet përkatëse nga GJKKO dhe Gjykata Kushtetuese.
Sot, demokratët nuk humbën kohë dhe depozituan një tjetër kërkesë për zhvillimin e saj.
Pergjigjen e keni mare ne 20 Janar shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese ne themel , duroni nuk vini dote ne pushtet populli ju urren .