Një postim i paradites së sotme në një faqe në Facebook me emrin Aeroportit të Vlorës njoftonte se tashmë mund të prenotohej biletë fluturimi Vlorë-Zyrih përmes kompanisë zvicerane Chair Airlines.
Njoftimi, që më së shumti tregon përplasjen e madhe që po ndodh në VIA, është publikuar në një faqe të hapur rishtazi, me një deklaratë që i referohet ish administratorit të shkarkuar Valon Lluka, ndërkohë që nga verifikimi i Report Tv shitja e biletave ende nuk ka nisur,
Por, pavarësisht këtij njoftimi që pretendon zhvillime pozitive, Report Tv ka mësuar se për Aeroportin e Vlorës nga prokuroria e Tiranës nuk ka lajme të mira. Burime kanë konfirmuar se në organin e akuzës së kryeqytetit hetimet që nisën për mashtrim dhe falsifikim kanë marrë një tjetër rrjedhë.
Prokurori i çështjes Ndini Tavani po heton për dyshimet se vlerat e investimit janë fryrë përmes falsifikimit të situacioneve dhe punimeve fiktive.
Vlera e deritanishme e punimeve, e pretenduar nga kompanitë e koncesionarit, sipas prokurorisë kap shifrën e 150 milionë eurove, ndërsa në fillim të koncesionit ishin parashikuar 104 mln euro pa TVSH, ose afërsisht 125 milionë euro.
Vlera e fryrë e disa situacioneve financiare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka ngritur dyshime për abuzime dhe deklarime shpenzimesh, për punë të pakryera, dhe se shifra e pretenduar prej 150 milionë eurosh nuk është reale, por më e vogël. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim, duke dërguar kërkesa për informacion dhe duke sekuestruar dokumentacion në disa institucione dhe te palët e përfshira në procedurat e tenderimit dhe ndërtimit të aeroportit.
Hetimi ka nisur pas denoncimeve, por edhe problematikave të konstatuara në infrastrukturën e ndërtuar, përfshirë përmbytjet e shfaqura pas reshjeve të shiut. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se dyshime ka edhe për cilësi të dobët të punimeve.
Vetëm 2 javë më herët një vendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë duket se riktheu të paktën përkohësisht normalitetin në kantierin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Behgjet Pacollit iu rikthye e drejta e votës, me kufizimin e vetëm për mos tjetërsimin e aksioneve që i pretendon ortaku tjetër,Valon Ademi.
Sa i përket hetimit penal në prokurorinë e Tiranës ai nisi për Behgjet Pacollin, vëllain e tij Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Të tre dyshohen për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.
Mire beni qe i zgjeroni,por per kriminelin sali pse i ngushtoni. Shikoni se ka blere nje garsonier
Aereoporti i Vlores( kur te mbaroje) vertete eshte nje biznes koncensionar ama ka nje garanci 180 milione euro nga shteti shqiptar. Me pak llafe,nese Bexheti nuk fiton aq sa ka llogaritur diferencen ja paguan qeveria e Palles( Rames se me sgkau gau). Sugurisht mesatarja e ardhurave te Behgjetit llogaritet duke zbritur shpenzimet. Pra sa ka shpenzuar vertet Pa Colli?
Po ç ju desh Selam Musait..oooo..tna pushtonte 50 vite taljini a Gjermoni do ishim pastru nga Anadolli..e pune,e vepra..e korrupsion ma pak
Dyshimet vlejne per te qenit korrekt e i ndershem e mos vjedhje se per vjedhje s dyshon fare njeri...eshte e sigurte qe eshte vjedhur apo qe shifrat fryhen qe kur te shitet te kete vlere me te madhe.
Per cfare "shkelje financiare" behet fjale ketu? Aeroporti i Vlores eshte veper e ndertuar teresisht me para private, jo nga shteti.
Keshilltar. Por ka ca tatime qe duhen paguar.Fryrja e shpenzimeve ka ca pasoja tek to.Apo jo?Pak a shume si dyhsimet per Bankers.
More gomare magare nuk e duan gr dhe srb shejtane koka ju punon vec per te liga tua dhjes leket e felliqura skini dinjitet upni plera te sjq tja Ni mut kosovareve
Dicka te bukur lemonade.Preventive dhe situacion.Difennca 25 milion EURO. Po te jete se del e vertete mbas verifikimeve del vjedhje.E krahsoj me 1.2 Miliard vjedhje qe akuzohet Balluku.A nuk na thoni nje reale:Jane EURO te vjedhura te krahsuara me preventivin apo shpenzimet gjthsej .Na I ndani shapin nga sheqeri.
hahahaaa hej cna polli me keta klloua politiqener ! Po avdalli i gjate Rama sikur na e certifikoi aeroportin e Vlores !!! Aaahahahaaa ky vend ska per tu bere kurre !
Ky popull i mjere zhvatet nga gjithe anet
Privati qe e nderton vidhka vehten
Nqs investimi dhe punimet bëhen nga një kompani private dhe punimet jashtë preventivit mbulohen po nga kompania, ku qëndron këtu shperdorimi apo mashtrimi ndaj shtetit ? Pastaj ne ketë shkrim futen shumë supozime , vjedhje , punime pa cilësi etj.... por supozimet mbeten supozime dhe nuk bëjne gjë tjetër veçse krijojnë mjegull.
Filloi dhe Ndini i shkarkuar dhe i rikthyer duke paguar. Te gjithe i jane sulur bizneseve per te kapur ndonje thel të madhe. Po çfare pune ka prokurori me koncension mor ara. Aeroporti eshte veper koncensionare qe edhe nese i eshte ngritur vlera kjo vlen per ndarjen e detyrimeve mes ortakëv dhe përqindjs së investuar dhe nuk ka lidhje fare me shtetin shqiptare ku prokuroria eshte avokate e shtetit dhe jo avokate e njerit nga kocensionaret. Bravo Ndin Tavani po ia kapke ca lekë Pacollit per ta pezulluar çeshtjen dhe per te paguar 200 milion qe pagove ne Apelin e Vetingut
Po si nuk ka mo OPGJ. Garantor i konçensionit është shteti... Që do të thotë se nqs ai konçension nuk funksionon (Dhe s'ka për të funksionuar me Bela-ra e Pacullka pasi e kanë nisur me synimin e GROPËS). Dhe pastaj do ti thonë shtetit Shqiptarë ne po humbim dhe kemi investuar 150M€. Dhe hopa shteti dmth Bela-ja apo një si Belaja do ti rimbursoj për humbjet e 150M€... Që t'a kuptosh ku fle lepuri OPGJ-so !!
Diferenca ne situation dhe preventive, baraz me vlere eshte vjedhje. Me perpara denohej dhe suficiti, nuk lejohej edhe mbajtja e lekeve me shume qyterarit ne vlera jo vogla, jo me tenderat e Ballukut, apo kjo e Vlores. Ore prokuror diferenca ne keto procedural, e ka emrin vjedhje, veper qe e parashikon kodi penal. Apo mos doni qe dhe vjedhjen si veper penale ta hiqni nga kodi penal se ju prish pune. Popullit mos i flisni me doreza, por thoni trop, vjedhja nuk ka emer tjeter, me render pa tender klasifikohet vjedhje. Jane zhdukur miliarda euro dhe ju nguroni per ta percaktuar drejte vepren penale. Nuk keni faj ju, fajin e ka politika qe ju ka mbyllur gojen e kerkon te beje dhe prokurorin dhe gjykatesin, pa e patur fare haberin nga kjo pune. Cudi, ne kohen e meparshme nuk ishte kjo katastrofe ne drejtesi. Gjyqtari ishte i pandikuar nga politika. Jo se nuk nderhynte, por profesionalisti zbatonte ligjin dhe ndoshta dhe haptazi kundershtonte nderhyrjen. Tani cdo gje eshte kthyer permbys. Ne nje vend ku drejtesia pengohet per te vendosur ne baze te ligjit, ajo nuk ekziston. Para mbrojtesve te kundraligjshem, drejtesia duhet te jete e bashkuar ne zbatimin e ligjit. Ligji eshte nje dhe mbi gjithcka. Ne se ligji zbatohet njesoj per te gjithe, sot nuk do kishim kete katrahure ne politike. Coroditja e politikes eshte ne dem te qytetareve. Qeveria votohet per te qeverisur popullin, jo per te menduar per vete.
PO ME RUSET PRAPA PACOLLIT, C´FAR PO NDODH?? A JAN AKOMA RUSET PRAPA PACOLLIT !!!????? KJO ESHTE PYETJA ME E RENDESISHME PER SIGURINE KOMBETARE:
Nuk qendron problemi se gjoja privati po vidhka vehten more hajna. Cdo veper koncesionare, eshte nje veper qe per momentin financohet 100% nga privati. Por ne perspektive keto para do ti kthehen privatit me keste,nga buxheti i shtetit . Ja ketu eshte celesi i vjedhjeve qe po behet. Askush nuk duhet te komentoje per gjera qe nuk i kupton.
Real ke te drejte ne arsytimin tend. Duhet te shtoje se perveqse rritjes fiktive te shpenzimeve, prokurorija e plepave duhet te bente hetime per cilsine e punimeve! Uroj te jem gabim por e gjitha kjo behet per te perfituar ndonje lek nga investusit. Shum e thjeshte!
Cdo gje qe bejne shqiptaret akuzohet per vjedhje .nashi ose jemi popull hajdute ose akuzojme kot .
O njerez: Po fryhet artificialisht shpenzimet qe te marrin mbrapsht TVSH-ne e fryre. Kaq gje nuk e kuptoni ?
Nje mendim kam.Une qe shkruajta me larte mbi dallimin situacion dhe preventim njeri pa shkolle jam.Keto problemè I sqarojne specialistet.,prandaj qe te kuptohemi drejte dhe te kuptojme dicka njerzit qe prononcohen te prezantohen sipas profesionit.