“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

6 Janar 2026, 22:30Kronika TEMA
“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje direkte me A2CNN me emisonin "Off Record" nga Andrea Danglli bëri një pasqyrim të situatës nga përmbytjet në vend dhe theksoi se po monitorohen lumenjtë që rrezikojnë daljen nga shtrati.

“Siç e kishim parashikuar, patëm reshje intensive dhe sot kishim një agravim në zonën e Durrësit, Laçit dhe një pjesë të ultësirës perëndimore në Lezhë. Gjithashtu, pasdite pati agravim në Gjirokastër. Menaxhimi i kësaj situate ka nisur që të shtunën, duke u përqendruar në mirëmenaxhimin e kaskadës së Drinit, të treja hidrocentralet, duke komunikuar edhe me bashkitë që të kishim një nivel të qëndrueshëm shkarkimesh, për të parandaluar situata të këqija në Bunë. Sot u përqendruam edhe në zonën e Gjadrit, ku pati kuota maksimale. Aktualisht, gjendem në Bashkinë e Lezhës, ku kemi dislokuar forca që do qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës. Në Durrës ka patur situatë shumë të vështirë me vërshime që kanë qenë në total 110 mm, të përqendruara në 6 orë. Edhe lumi Ishëm ka shkaktuar problematika, rrëshqitje dhe dëme në infrastrukturë. Kemi 100 forca të dislokuara, 4 pompa me kapacitet të lartë”, tha Vengu.

Sipas tij, “ka disa elementë që kanë shkaktuar këtë situatë”.

“Ka pasur shumë inerte nga prurjet e ditëve dhe muajve të kaluar, që kanë krijuar bllokime të kanaleve. Hidrovoret kanë punuar në kapacitet të plotë, por duhet të kuptojmë që situata të tilla ndodhin edhe nga fenomenet që lidhen me daljen nga shtrati të lumenjve. Ne si Forca të Armatosura jemi shumë të përqendruar në këtë komponent, që të parandalojmë dëme edhe më të mëdha. Kemi vëmendje të posaçme për lumin Erzen sepse nuk duam që të tejkalojë kuotat maksimale”, shtoi ministri.

4 Komente

  1. U
    Ushtari i mirë Shvejk!

    PPSL. Monitoroi me dron e Satelitin N1 dhe Satelitin N2... Se për punë pastrimesh, argjinaturash, kanalesh, pastrime e thellime nuk flet kush. Vazhdo s-Pirro shikoi nga lartë ti.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Ministri homogjen i mbrojtjes shqiptare

      O Zot çfarë nuk të dëgjojnë veshët nga fara e injorantëve që nuk kanë një ditë punë dhe gdhihen ministra vetëm pse kanë dokumenta homogjeni! Ushtria që monitoron dete, oqeane dhe lumenj, por që qiellin ja ruan greku. Monitorimi i lumenjve është detyrë e inxhinierisë civile, institutit të gjeoshkencave dhe ministrisë së energjetikës. Ushtria jonë që nuk ka as pushkë, nuk ka asnjë instrument monitorimi të ujrave. Ose kanë lënë nga një ushtar, nga ata 600 që ka, në qiell të hapur të kontrollojë hidrovorët, lumenjtë, liqenet mbledhës, prurjet në metër kub për sekondë dhe t'ja japë pëllimës sipas qejfit.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edlira

        Hahahah...o Zot! Per te qeshur dhe per te qare njekohesisht! Po pse kaq fatkeqe kjo Shqiperia jone e dashur o Zot??? Cfare kemi bere ti meritojme keta plehra? Kusare ne qeveri,kusare ne opozite,kusare ne arenen nderkombetare pertej detit...kudo hiena!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pashai Turk

        Po keta pse rrijne si tek filmi Lulkuqet mbi mure? (Per nga poza, jo nga pamja s ekestu jane si sheleger te ushqyer mire)

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje