Përfshihet nga flakët një pallat në Yzberisht, digjet kabina elektrike

1 Gusht 2024, 12:00Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët një pallat në Yzberisht, digjet kabina

Një pallat në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët këtë të enjte.

Raportohet se ka qenë kabina elektrike e pallatit e cila ka marrë zjarr, më pas është përhapur edhe në sipërfaqet e murit të pallatit.

Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektike, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar.

Lini një Përgjigje