Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit

5 Mars 2026, 20:29Kronika TEMA

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit

Me dy vendimet e fundit të shpallura sot, të prokurorit Aurel Zarka dhe të ndihmëses ligjore Majlinda Tosku Kolegji i Apelimit ka shënuar përfundimin e 417 cështjeve të regjistruara dhe të procesit të Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në tërësi, pjesë e reformës së sistemit gjyqësor të iniciuar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në vitin 2016.
Deri në qershor të këtij viti, kur i përfundon mandati kushtetues, Kolegji i Apelimit do të vijojë procesin e arsyetimit të vendimeve të mbetura, të shpallura më parë në mënyrë të përmbledhur, si dhe procesin e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve të rivlerësimit të shkarkuar, për rishikimin e vendimeve të KPA-së.
KPA shkarkoi sot prokurorin e Vlorës të arrestuar Aurel Zarka dhe ndihmësen ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Majlinda Tosku.

Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 05.03.2026, në Tiranë.

Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 14/2024, datë 12.04.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 737, datë 13.02.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 737, datë 13.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot,në Tiranë, më datë 05.03.2026.

5 Komente

  1. e
    epo

    Ha ha ha. U mbars mali e polli nje mi. Duhet quajtur deshtim jo veting. Turp per Ramen e PS per kete tragji-komedi qe ata e quajne reforme ne drejtesi. Sistemi i drejtesise sot eshte me i keq e me i politizuar e me i korruptuar se ai i kohes se Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pak nga të gjitha

      Mbaroi dhe maskarada e dhe si për çudi nga një magjistratet e ish korruptuara e të paafta Ina Rama.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Ta gezojme Drejtesine e Re te Palloshit. E beri partia si e deshi. E dime qe trutharet dhe mashtruesit thone qe e ka kap Sala Drejtesine Por jo, kete veper te deklaruar ta mbaj me shendet PS Mavi me lider Mavrine. Per hajdutet e taksave nuk me vjen keq. Por populli shkrete qe do ngelet me vite gjyqeve ka per ta paguar.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .....

          Ina Rama qe futi gjithe plepat ne SPAK e GJKKO ! Ina rama, lavirja e bulevardit njesoj si Dumani dje e sot/ u thote Saliu, une do u shaj por s'e kam me te ver-tete. Tallen me nje popull, por tallet dhe mazhoranca se duhet te nderprese marrdheniet me kete organizate kriminale.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vettingu deshtoi

            Vetem vetting nuk pame. U paraqiten disa trupa gjykuese te paafte e u sotollaten neper gjykata e dhane disa vendime sipas memes parti. U tallen institucionet dhe nje pjese mire ja bene se disa gjyqtare, kurre nuk mund ti quash te tille, as per ne pre dru nuk i pajtoj. Disa u hoqen me shume te drejte, por akoma drejtesia eshte e mbushur me te korruptuar e delenxhi. Hajt se pas disa viteve, bejme vetting tjeter se nuk ndalet per kollaj korrupsioni se nuk rrine gjyqtaret pa e futur doren ne mjalt.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje