Përmirësohet gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos, rikthehet në qeli. Në burg do qëndrojë disa ditë

21 Shtator 2025, 18:50Kronika TEMA
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos,

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është larguar këtë të diel, 21 shtator, nga ambientet e Spitalit të Durrësit. Ai është rikthyer në qelinë e burgut, ku i kanë mbetur edhe 11 ditë për të përfunduar dënimin e tij.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Enkeleida Arapi.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit, ditën e martë, më 16 shtator 2025 konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë më herët nga GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit. Në të njëjtën ditë, Dako ka pësuar komplikacione shëndetësore dhe është shtruar në spital për kontroll mjekësor.

Sipas përllogaritjeve zyrtare, Dakos i mbeten vetëm 11 ditë burg, pasi pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer në paraburgim dhe arrest shtëpie.

Vendimi i formës së prerë e kthen Dakon pas hekurave, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor të gjatë dhe të ndjekur me interes të lartë publik.

1 Komente

  1. s
    socialisti i vertete

    Kujt i intereson burgu per keta burgaxhinje e rilindjes? Ne na intereson qe ata te kthejne milionat e miliardat e vjedhura e jo burgu , se fundja kush nuk do ishte dakort te bente nje apo dy vjet burg e te mbaje miliona euro te vjedhura ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje