Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin

8 Maj 2024, 16:46Kronika TEMA
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë,

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin me 15-vite burg për ish-policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skafin e tij 7-vjeçaren Jonada Avdia, ngjaje e ndodhur në gusht të vitit 2022.

Tase u afrua me skafin e tij buzë detit në Himarë, aty ku po laheshin shumë pushues, ndër ta edhe vogëlushja Jonada, e cila tragjikisht u godit për vdekje nga helika e skafit.


Njoftimi i plotë:

Prokuroria Vlorë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. dhe dënim me 15 vite burg për ‘Vrasje me Dashje’; Konkluzionet


Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin A.T. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. 

Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes,në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin A.T., nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte.

Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri A.T., ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.

7 Komente

  1. P
    Pak po denohet

    Arber Paplekaj vrau me ndergjegje e me qellim me arme dhe po denohet vetem me 2 vjet heqje lirie. Ky qe vrau nga pakujdesia, denohet me 15 vjet. Ka nje gje qe nuk shkon ketu. Ai qe vret me ndergjegje dhe me qellim duhe te denohet shume here me teper, ose te pakten 25 vjet burg.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lloji

      Fix

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari Elbasanas

        Referuar "Pak po denohet" shtoj se Paplekaj si marins i pregatitur shtiu per vetembrojtje nga sulmi i dy banditeve qe i benin sehir policise. Do ishte mire qe ti kishte vrare te gjithe, qe te shpetonte si mileti dhe policia. Ishin po ato bandite qe u duken ne TV ne festen e 14 marsit. Paplekaj eshte i pafajshem

        Përgjigjjuni
      2. B
        Beni

        Te shkerdhefsha demokracin e lashit 15 vjet burg !!!! Ky dhe vdekjen e ka pak!! aq me teper dhe punonjesi shtetit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salikoqepetulla

          Jam dakort me ty Beni edhe vdekjen e ka pak ky bastard ky funderinine vrau nje familje te tere qe kish ardhur per pushime,dhe nje engjell te vogel.Ky shkerdhate qe duhej ti mbronte,ky I vrau.!!

          Përgjigjjuni
          1. d
            drini

            Pse vrasja me dashje denohet me 15 vjet burg ?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesi

              Nqs ka b…. babai vajzes, e shoqeron atje ku jeton engjelli vet tani. Vetem aty qetesohet shpirterisht. Vari teneqet ktij shteti legen. Ai meriton te pakten 50 vjet qe kur te del, te mbaj pampers. Mere situaten ne dore dhe jepu mesim pabuksave qe shesin pordhe me skate ne ambiente publike. Behu BURRE

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje