Pezullohen nga detyra dy prokurorë të SPAK-ut

27 Maj 2022, 11:33Kronika TEMA

Pezullohen nga detyra dy prokurorë të SPAK-ut

Dy prokurorë të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Ervin Gogaj dhe Alfred Shehu janë pezulluar nga detyra.

Shkak për pezullimin e tyre është bërë ankimi i prokurores Sonila Muhametaj e cila u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Të dy prokurorët të cilët tashmë janë të pezulluar dhe Muhametaj, garuan për dy vendet vakante të shpallura nga KLP-ja për në SPAK. Muhametej nuk u përzgjodh dhe e ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative.

Gjykata i ka vlerësuar si jo të rregullta procedurat për zgjedhjen e dy prokurorëve, Gogajt dhe Shehut dhe se duhet rishikuar procedura në të cilën është zhvilluar gara.

Aktualisht, SPAK-u ka 17 prokurorë dhe me pezullimin e tyre, ky institucion tashmë ka 15 të tillë. Në organikën e saj, SPAK-u duhet të ketë 20 prokurorë.

1 Komente

  1. L
    Likurgu, djali i GJIN GJONIT.

    Shtepia ndertohet me gure, tulla, hekur dhe beton mbi themele te qendrueshme; ne ne Shqiperi e ndertojme mbi kenete dhe me purteka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje