
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke komentuar operacionin e fundit ‘Plumbi i Artë’, tha se është një problem mosrealizimi i objektivit.
Sipas tij, problemi i drejtësisë në Shqipëri nuk mund të zgjidhet përmes ndërhyrjeve mekanike duke mos aplikuar kritere morale.
“Ne besojmë se do t’i zgjidhim punët përmes qasjeve mekanike, duke caktuar prokurorë dhe duke u dhënë rroga të larta dhe duke supozuar që po i blemë shtrenjtë këta do të jenë besnikë të ligjit”, tha Lleshaj.
Ish-ministri u shpreh se kriteret e përzgjedhjes së funksionarëve dhe trajtimi i tyre nuk duhet të jenë vetëm material.
“Ne i paguajmë prokurorët më shumë se sa presidenti. Presidenti merr sa gjysma e një prokurori të SPAK-ut apo një oficer i policisë gjyqësore paguhet më mirë se sa ministri i tij. Kemi krijuar një iluzion por kështu nuk zgjidhen punë”, theksoi Lleshaj.
Ai e lidhi këtë edhe me faktin e rrjedhjes së informacionit të çështjeve të ndjeshme duke shtuar se kjo gjë është alarmuese.
Sipas Lleshajt ende nuk është gjetur një mënyrë efikase për të rekrutuar në polici dhe drejtësi persona që nuk blihen me para.
E ndriti Sandri sa ish vete...Sander kimiku...
Shume e drejte z.Lleshaj po ku gjenden keto individe te moralshem ne nje shoqeri ku sundon morali I materialist. Shih opionistet ne media apo poloitikanet qe per para e bejne te bardhen te zeze apo jane gati te bejne pakt me diallin! Dhe shoqeria ben sehir !
KUR I KISHA I ZOTI NUK ISHA TANI QE NUK I KAM I ZOTI JAM MOS O LLESH SE LE NAM.