Polici vrau kolegun brenda komisariatit, flet avokati: Ishte i tronditur, e ka pranuar krimin

26 Maj 2022, 12:22Kronika TEMA

Polici vrau kolegun brenda komisariatit, flet avokati: Ishte i tronditur, e ka

Avokati i policit 25-vjeçar, Ludjan Zaimi, i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit kolegun, Caush Saliasi brenda Komisariatit numër 3 në Tiranë është shfaqur i tronditur këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së arrestit.

Avokati i tij ka konfirmuar se i riu është shprehur në gjykatë me pak fjalë, duke e pranuar krimin që ka kryer por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen.


Në deklarimin e tij të shkurtër para trupës gjyqësore, avokati tha se klienti i tij ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi.

“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.

Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës.


Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”, tha avokati për mediat.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Vrasje me dashje ësht konkluzion i nxituar, kemi të bëjm me depresion ku mund të kishte vrar veten po të mos kish qënë kolegu me armën e shërbimit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje