Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës, Policia e Shtetit: U dha informacion i gabuar mbi ngjarjen e Zvërnecit, protestuesi s’ka hyrë me forcë në kantier

30 Maj 2026, 20:45Kronika TEMA
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës, Policia e Shtetit: U

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kërkuar ndjesë publike pas një raportimi të pasaktë të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me një qytetar, për të cilin fillimisht u raportua se ishte futur me forcë brenda rrethimit të një kantieri ndërtimi. Sipas sqarimit zyrtar, ky pretendim nuk qëndron.

Në njoftim theksohet se, ndonëse pjesa tjetër e komunikatës së Policisë së Vlorës ishte korrekte, gabimi në raportim konsiderohet i rëndë. Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Policisë Vendore Vlorë.

“Besimi i publikut për Policinë e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast”, thuhet në reagimin zyrtar.

Sa i përket pretendimeve të ngritura në protestën e zhvilluar lidhur me kantierin, policia bën me dije se verifikimet kanë treguar se territori i rrethuar është pronë private, e pajisur me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizim ligjor për rrethim.

Në këtë kontekst, Policia e Shtetit thekson se çdo pretendim që lidhet me pronën private apo zhvillimin e saj duhet të adresohet përmes rrugës gjyqësore.

“Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor”, përfundon njoftimi.

8 Komente

  1. N
    Napoleon

    BRAVO,,,,,KUSHTETUTA TE JETE PERPARESI E PUNONJESVE TE POLICISE....PRONA PRIVATE ESHTE E SHENJTE......DERI SA AJO NUK ESHTE PREKUR CDO GJE ESHTE OKEY......PROTESTAT JANE E DREJTE KUSHTETUESE DERI SA SKA DEMTUAR GJE ,,,,PAS KESAJ NE FLAGRANCE POLICIA KA TE DREJTE TE PERDORE DHUNE......

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avokati

      Por policia e shtetit ka per detyre te hetoje se si eshte e mundur qe nje qytetar merret zvarre ne sy te policise nga persona private dhe nuk ndalohen ne kushte flagrance!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palo polic

        I nderuar z. Drejtor i pergjithshem i policise. Si ka mundesi qe jeni (se qe ndjeheni kjo kuptohet) kaq i perdhunuar nga te fortet e Cetit sa mos permendni asgjekund ne deklarate qe qytetari ne fjale u rrembye dhe u dhunua nga bandite private dhe policia bente sehir?! Dakord qe ju ju mbyllni gojen mediave por ne ishim aty vete, rrjetet sociale e kane treguar me pamje e video cfare ka ndodhur! Dhe ju dilni me ate deklarate prej te perdhunuari ? Nje keshille kam. E bere njehere, gabim po po e bere per here te dyte athere i bie qe perdhunimi ka filluar te te pelqeje dhe ty!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Policia e Shtetit Vlore

          Policia ishte ????% e dirigjuar per te mbrojtur krimin e uzurlusit, privat dhe shtet bashke! Shume lojra po ben ky Drejtuesi I madh I policise sa per sy e faqe

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opionionisti

            Iku nje ushtar i Sali Berishes dhe nje mercenar i Ard Veliut……

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rudin Gunga

              O njerez pa tru, e kujt paska qene ajo prone private qe e paska blere kompania fantazem (gjysma ruse dhe gysma Kastrati, sipas gojeve te liga)? Mos doni te thoni qe kane blere reren dhe detin, apo dhe Lagunen e Nartes? E pra, ato nuk kane qene asnjehere prone private, ashtu sikurse deti para rezidencave qe do te ndertohen, eshte i te gjitheve dhe aspak prone private e rusit apo Kastratit.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Askush nuk e ka serjozisht punen ne kete te ashtuquajtur shtet!

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ....

                  shtet bananesh ,heq publiken dhe e privatizon ......cdo para qe keni futur ne xhep do ju dale nga hundet nje dite aty ku ju dhemb me shume ,ai lart sheh dhe gjykon....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje