Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Peqinit këtë të shtunë, pasi ka plagosur me kaçavidë një 45-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri, është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
"Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin Q. Sh., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje