U mori varësen me forcë dy pushuesve në plazhin e Durrësit, arrestohet 32-vjeçari

27 Korrik 2024, 12:10Kronika TEMA
U mori varësen me forcë dy pushuesve në plazhin e Durrësit,

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u ka marrë nga qafa varësen 2 grave.

Mësohet se është arrestuar G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen nr. 2 Kavajë.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë teksa me forcë u vjedh varësen e floririt dhe largohet nga vendi i ngjarjes me biçikletë. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale  "Vjedhja".

“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32-vjeçari që u kishte marrë  me forcë varëset  nga qafa dy shtetaseve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu  marrë me forcë varëset  nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë,  veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit  G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë.

Ky shtetas  u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  "Vjedhja", njofton policia.

2 Komente

  1. z
    zefi

    Ska problem se i nxjer gjykata....

    Përgjigjjuni
    1. d
      dyshuesi

      32 vjeç dhe qenka diletant në profesion . Ose nuk është mëndërisht I kthjellët.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje