Kishte humbur kontaktet me familjen dy ditë më parë, 20-vjeçari gjendet i mbytur në Durrës

27 Korrik 2024, 09:46Kronika TEMA
Kishte humbur kontaktet me familjen dy ditë më parë,

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria.

Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan, është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, mësohet se 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak


Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lini një Përgjigje